Panorama (Albania)

Me 19 pistoleta e municion nga Serbia, kapet në Elbasan

Dyshohet se armatimet dhe eksplozivi do të përfundoni­n në duart e grupeve kriminale, që veprojnë në Qarkun e Elbasanit

- ELBASAN/

U mbajt në vëzhgim, kapet në Elbasan me armë dhe municione 51- vjeçari nga Podujeva.

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar nga Forcat e Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan- Peqin, pas informacio­neve se po kryente trafik armësh. I arrestuari mësohet se kishte siguruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm nga Serbia dhe i kishte sjellë në vendin tonë për t’i shitur. Përveç armëve, 51- vjeçarit iu zbuluan në automjet municione dhe lëndë plasëse. Të gjitha këto, shqiptari nga Podujeva i kishte fshehur në tri vende të ndryshme në makinë, që i kishte krijuar posaçërish­t për të futur armët dhe municionet. “Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamen­tit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, pas informacio­neve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municionev­e luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, referoi materialet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale ‘ Trafikimi i armëve dhe i municionev­e’. Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimi­n me sukses të operacioni­t ‘ Papër’. Në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan- Peqin u kap në flagrancë shtetasi: Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë”, bëhet e ditur nga Policia. Nga hetimet e kryera deri tani, rezulton se i arrestuari kishte siguruar këto armë kryesisht në Serbi dhe vende të tjera dhe më pas do t’i shiste në Elbasan. Dyshohet se armët do të përfundoni­n në duart e grupeve kriminale që veprojnë në Qarkun e Elbasanit, i cili konsideroh­et si qyteti nyje i trafikut të drogës në vend. Madje, i arrestuari dyshohet se e ka kryer edhe më parë trafikimin e armëve në vendin tonë. 51- vjeçari ishte kujdesur që armët dhe municionet t’i fshihte në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot. Përveç “tregtarit” të armëve, deri tani Policia nuk ka arrestuar asnjë person tjetër, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbulimin e blerësve të armatimeve dhe lëndës plasëse. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarakë, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithsh­me 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transporto­nte armët. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentim­in e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifiki­min e personave që kanë bashkëpunu­ar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanish­me proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera”, thuhet më tej në informacio­nin e përcjellë nga Policia e Shtetit.

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra
Armët e sekuestrua­ra
 ??  ?? Momenti i arrestimit të 51- vjeçarit
Momenti i arrestimit të 51- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania