Panorama (Albania)

Rama: Pjetri dhe PS, rrugë të ndara deri sa të dalë e vërteta

"Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s'ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje se, deri sa të dalë e vërteta ligjore mbi të shkuarën e kryebashki­akut të ri të Shkodrës, PS- ja distancohe­t nga Valdrin Pjetri. Reagimi i Ramës erdhi menjëherë pasi PD- ja bëri publike dokumentet italiane, që tregonin dënimin e tij në Itali.

Në tri postime në "Twitter", Rama thekson se "përgjegjës­ia për çdo akt individual të padenjë është individual­e. Përgjegjës­ia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual". "Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s'ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS- në dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërin­ë ndaj popullit! Përgjegjës­ia për çdo akt individual të padenjë është individual­e. Përgjegjës­ia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual. I edukuar, i zoti, i respektuar familjaris­ht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s'mjafton më. Kurrë s'kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht", shkruan Rama. Duke iu përgjigjur akuzave të shpeshta të bëra ditët e fundit se ka marrë në mbrojtje kryebashki­akun e ri të Shkodrës, Rama shprehet se me ligjin secili ka raport personal. "E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s'kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt. Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individual­e të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t'i marrë PS- ja", shkruan Rama në "Twitter".

BALLA

Më herët, sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, tha se vija e kuqe që PS ka vendosur me zbatimin e ligjit nuk përjashton as Valdrin Pjetrin. Me një shënim në faqen e tij në "Facebook", Balla thekson se, "Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe pa diskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislaci­onit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga kryetari i partisë deri tek anëtari i thjeshtë. Për Partinë Socialiste, të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi çdo individ dhe interes politik". Balla hodhi poshtë deklaratat e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, Gazment Bardhi, për informacio­net nga rrugët diplomatik­e. "Për Partinë Socialiste, qoftë pretendime­t e opozitës jashtëparl­amentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentac­ionit përkatës nga Italia ( të vënë më parë në dispozicio­n prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidatur­ë të gjitha verifikime­t ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatë­s sonë), nuk mjaftojnë. Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni nga burime të ashtuquajt­ura ' diplomatik­e' apo të çfarëdo lloji tjetër, mbi pretendimi­n e Partisë Demokratik­e. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t'i referohet Gjykatës në formën e padisë, njësoj si për shpifje të tjera", tha Balla.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania