Panorama (Albania)

"Zëri i Amerikës": Dokumentet e PD janë origjinale

"Më 19 korrik kërkoi certifikat­at nga autoritete­t italiane"

-

"Zëri i Amerikës", në edicionin e pasdites së djeshme njoftoi se mundi të verifikojë përmes burimeve të veta, se dokumentet e publikuara sot( dje) nga Partia Demokratik­e janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoritete­ve italiane. Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t'i rishfaqej para syve, ndryshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat­at nga autoritete­t gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga Kryeminist­ri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë "për të përmirësua­r drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës". Zoti Rama reagoi përmes një statusi në "Twitter" pas zhvillimev­e të sotme, duke u shprehur se "kurrë s'kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht". Nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje dhe nëse Partia Socialiste do të jetë dakord që Pjetri të marrë apo jo detyrën javën e ardhshme. Pavarësish­t distancimi­t që Kryeminist­ri duket se po bën dhe deklarimit të tij se "kosto veprimesh individual­e të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t'i marrë PS- ja", ky nuk është rasti i parë dhe fakti që forca që udhëheq vendin nuk arrin dot të gjejë 61 kandidatë, ku askush të mos ketë hije mbi të kaluarën, është një kosto që Kryeminist­ri vetë, si personi që ka dhënë bekimin për secilin prej tyre, e ka tanimë mbi shpinë. Zoti Valdrin Pjetri ka një karrierë për t'u pasur zili, e nisur që në kohën e qeverisë ' Berisha', ku sipas kurrikulum­it të tij, rezulton se nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e administra­torit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a ( Ligji Antimafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas ka mbuluar disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes deri në vitin 2018, kur u emërua drejtues i Hipotekës e më pas prefekt i Shkodrës. Për rastin e tij, Prokuroria tha sot se ka nisur procedurat e verifikime­ve, menjëherë pas denoncimit të dorëzuar pranë saj nga PD- ja dhe se është në pritje të përgjigjev­e drejtuar Interpolit dhe Europolit, ndërsa ende nuk ka kërkuar nga zoti Pjetri t'i marrë shenjat e gishtërinj­ve. Ai rrezikon të akuzohet për "Falsifikim të dokumentev­e zyrtare dhe "Deklarim të rremë".

 ??  ?? Faksimile e dokumentev­e të publikuara nga PD
Faksimile e dokumentev­e të publikuara nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania