Panorama (Albania)

Soreca: Drejtësia ' perla shqiptare', por duhet luftë kundër krimit dhe drogës

Ambasadori kërkon hapjen e negociatav­e në tetor: Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë shqiptarëv­e

- ERVIN KOÇI

Kreu i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, theksoi në një intervistë për "Euronews" se Bashkimi Europian nuk duhet t'ua presë shpresat shqiptarëv­e.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshë­m për të hapur negociatat për anëtarësim dhe se BE- ja duhet të shprehet pro tyre. "Vendimi në tetor është i rëndësishë­m për vendin, por edhe për BE- në, pasi edhe besueshmër­ia e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuar­a si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur detyrimet, por le të them progres të mjaftueshë­m për hapjen e negociatav­e, jo për t'u bërë anëtar i BE- së. Winston Churchill thoshte se ' ky është fundi i fillimit', jo ' fillimi i fundit'. Unë besoj se Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë shqiptarëv­e", theksoi ambasadori Soreca. Krahas kësaj, ambasadori i BE- së në Tiranë nënvizoi se qeveria shqiptare duhet të vijojë me reformat e saj, pasi ky është një proces që nuk duhet të ndalë. Ai theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është sektori ku duhet të punohet më shumë nga pala shqiptare. "Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, kur ministrat e BE- së të marrin vendimin. Raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplot­ë në fusha të caktuara, i mjaftueshë­m për hapjen e negociatav­e. Por procesi i reformave nuk ndal asnjëherë, duhet të vazhdojë. Dhe ka fusha ku institucio­net shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsion­it, që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta", u shpreh ai, duke shtuar se zgjedhjet e fundit treguan domosdoshm­ërinë për një reformë elektorale. Ambasadori Soreca u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, duke e cilësuar këtë si "Perla e Shqipërisë". "Pastaj është reforma elektorale. Është e qartë se zgjedhjet e fundit në qershor treguan se sa e rëndësishm­e është që elektorati­t shqiptar t'i jepet një ligj thellësish­t tjetër për çështjet elektorale, që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Reforma në Drejtësi është ndoshta ' perla e Shqipërisë', jashtë rajonit apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucio­net shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin, duke marrë parasysh se eurobarome­tri i fundit që u publikua nga Bashkimi Europian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë, që dëshiron të bashkohet me familjen europiane", deklaroi Soreca në intervistë­n për "Euronews".

 ??  ?? Kreu i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca
Kreu i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania