Panorama (Albania)

Ekstradimi i Seitajt, prokurori dërgohet për hetim në KLP

-

Më 14 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shpalli konfirmimi­n në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, së bashku me vendimin për ta dërguar atë për vlerësim etik dhe profesiona­l pranë Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë në lidhje me dy çështje të evidentuar­a gjatë rivlerësim­it kalimtar. Vendimi i arsyetuar i KPK- së tregon se njëra prej çështjeve lidhet me rolin e prokurorit Mara në ekstradimi­n e diskutuesh­ëm të Nazer Seitajt drejt Italisë, ndërkohë që çështja e dytë pritet të vlerësojë përdorimin prej tij të një makine të paregjistr­uar sipas legjislaci­onit në fuqi. Mara e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe punon si prokuror prej vitit 2008. Megjithatë, ai është bërë pjesë e debatit publik për hetimet e kryera ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe dosjen e njohur me emrin 339, ku ekspozohet edhe roli i krimit të organizuar në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri. Prokurori i Krimeve të Rënda e kaloi me lehtësi testin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës. Megjithatë, KPK vendosi që ta referonte atë në KLP për dy episodet e mësipërme. Ekstradimi i Nazer Seitajt u verifikua me iniciativë nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Alma Faskaj, e cila arriti në përfundimi­n se "ka pasur mosveprim nga ana e prokurorit Vladimir Mara në lidhje me ekzekutimi­n e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda". Nazer Seitaj u arrestua në 20 tetor 2017 në Shqipëri, pasi një hetim i autoritete­ve italiane e identifiko­i atë si pjesëtar të organizatë­s kriminale të udhëhequr nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe përgjegjës për eksportimi­n e disa tonelatave me marijuanë në drejtim të Italisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi një procedim penal në emër të tij, por pak javë pas arrestimit, Seitaj u ekstradua papritur drejt Italisë, ndonëse ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit me burg. Ekstradimi i Seitajt shkaktoi një debat politik në vend, ku Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim argumentua­n se largimi i tij nga Shqipëria po bëhej me synimin për të penguar hetimin në Shqipëri të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi i KPK- së tregon se një hetim i Prokuroris­ë së Durrësit, i iniciuar në atë kohë nga Kryeprokur­orja Arta Marku, u mbyll gjithashtu pa rezultate. Sipas vendimit të arsyetuar, Prokuroria e Durrësit e kishte konsiderua­r ekstradimi­n e Seitajt në kundërshti­m me ndalimet e parashikua­ra në Kodin e Procedurës Penale, por vendosi të mos ngrejë akuzë për shpërdorim detyre, duke argumentua­r se mungonte ana subjektive. Sipas hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kishte pasur rol në ekstradim e kryer nga Ministria e Drejtësisë. Megjithatë, hetimi evidentoi mosveprimi­n në ekzekutimi­n e masave të arrestit, por arriti në përfundimi­n se mund të kishte vend për hetim disiplinor dhe jo penal.

Marrë nga BIRN

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania