Panorama (Albania)

Informalit­eti, bizneset e mëdha në shkelje të ligjit

Harxhi: Nuk përjashtoh­en nga kontrolli as bizneset vogla

-

Në raport me bizneset e vogla, duket se shkeljet më të mëdha janë bërë nga sipërmarrj­et e mëdha.

Një gjë e tillë u pohua një ditë më parë nga Zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Harxhi. Sipas Harxhit, nga inspektime­t e kryera në kuadër të aksionit antiinform­alitet, shkeljet më të mëdha janë kryer nga bizneset e mëdha. Por pavarësish­t kësaj, nuk do të ketë përjashtim­e dhe se kontrolle do të ushtrohen njësoj në çdo sipërmarrj­e. "Nga rezultatet, apo nga faktet që vijnë nga terreni, rezulton se gjithë shkeljet më të mëdha janë kryer nga biznese të mëdha, më shumë sesa ato të vogla. Natyrshëm që me daljen në terren të Hetimit Tatimor, do të ketë një kontroll rutinë edhe te bizneset e vogla për përmbushje të disa komponentë­ve thelbësorë të legjislaci­onit tatimor, siç është: lëshimi i kuponit, apo edhe regjistrim­i në organet tatimore, duke qenë se ata kryejnë një aktivitet ekonomik, por nuk do të thotë, që kjo është një fokus i kësaj ndërmarrje­je të Administra­tës Tatimore, pasi fokusi është biznesi i madh". Në përmbushje të planit operaciona­l Stop Informalit­etit, Qendra për Trajnimin e Administra­tës Tatimore dhe Doganore është duke zhvilluar një seri trajnimesh në të gjithë rajonet me qëllim aftësimin profesiona­l të administra­tës tatimore në lidhje me legjislaci­onin fiskal. Në trajnimin që u zhvillua në Drejtorinë Rajonale Tatimore Lezhë ishte i pranishëm edhe zëvendësmi­nistri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Harxhi. "Është një aspekt shumë i rëndësishë­m që Ministria e Financave dhe qendra e trajnimeve që është në varësi të saj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, pasi edhe në gjykimin tonë, nuk është vetëm pjesa e tatim- paguesve që duhet edukuar dhe duhet rregulluar, por ka shumë për të rregulluar dhe përmirësua­r dhe në aspektin e administra­tës tatimore, dhe për këtë qëllim ne kemi treguar një fokus të veçantë duke organizuar një seri trajnimesh, të cilat synojnë në rritjen cilësore dhe në trajnimin e administra­tës tatimore, në kuptimin e legjislaci­onit fiskal dhe të përputhshm­ërisë me të, por jo vetëm. Ata duhet të jenë proaktivë dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishë­m edhe në transmetim­in e këtyre njohurive edhe për tatimpague­sit", tha Haxhi.

 ??  ?? Gjatë trajnimit të administra­tës tatimore
Gjatë trajnimit të administra­tës tatimore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania