Panorama (Albania)

Kategoritë që përfitojnë nga skema e rimbursimi­t

Në skemë, edhe familjet që marrin ndihmë ekonomike

-

Krahas pensionist­ëve, në skemën e rimbursimi­t të dritave janë edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ato që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP- it, si edhe kryefamilj­arët që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe pension invalidite­ti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar. Në vendimin e miratuar në 2014 "Për mbrojtjen e shtresave në nevojë për efekt të heqjes së fashës deri në 300 KW/ H në muaj", të drejtën për t'u kompensuar me 648 lekë në muaj e kanë edhe familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamilj­ar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar, të verbrit dhe personat paraplegji­kë e tetraplegj­ikë. Nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet se janë rreth 209 mijë familje në skemën e rimbursimi­t, pas vendimit të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vitin 2015. Për të përfituar, krahas deklaratës personale, e cila plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore në vendbanimi­n e tij, kërkohet fotokopje e kontratës së energjisë elektrike nga Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, si dhe certifikat­ë familjare kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga Zyrat e Punësimit, nga Zyra Tatimore e Bashkisë dhe Qendrës Administra­tive dhe nga Zyra e Tatim- Taksave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania