Panorama (Albania)

Urrejtje për pushuesit kosovarë, në kërkim 2 persona

Shkodrani dhe lezhjani, në kërkim për nxitje të urrejtjes

-

Policia njoftoi dje se ka shpallur në kërkim dy persona, pasi dy ditë më parë me anë të dy videove, ofendojnë, duke folur me gjuhën e urrejtjes për pushuesit kosovarë mysliman. Duke iu referuar njoftimit, Policia u vu në lëvizje pas publikimit të videove në një portal të Kosovës. "Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronik­e dhe konkretish­t në portalin ' Insajderi' ku shkruhet se: ' Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat kanë ardhur në redaksinë e Gazetës ' Insajderi', dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar', ju informojmë se: Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikime­t përkatëse për të vënë para përgjegjës­isë ligjore këta komentues, të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet. Nga tërësia e veprimeve procedural­e të kryera janë identifiku­ar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes, të cilët janë: A. Z, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L. M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë", njoftoi Policia.

NË KËRKIM

Pas identifiki­mit, Policia ka bërë kërkimet për të bërë të mundur ekzekutimi­t të vendimit për shtetasit e lartpërmen­dur, por ata kanë rezultuar se janë jashtë vendit. "Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor, pasi nga verifikime­t kanë rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë", shkruhet në njoftim. Materialet procedural­e hetimore në ngarkim të shtetasve të shpallur në kërkim policor i janë referuar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të "Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve" parashikua­r nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

SHKRIMI

Gazeta "Insajder" shkruante dy ditë më parë se dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat kanë ardhur në redaksinë e gazetës, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë. Ofendimet ndaj kosovarëve dhe maqedonasv­e janë nga më të rëndat, duke sharë e deri tek ofendimetë tilla, që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia, do t'i rrjepin sikur serbët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania