Masakruan 23- vjeçarin me thikë, arrestohen dy autorët

Dy të rinjtë e dyshuar shfaqin nervozizëm gjatë marrjes në pyetje

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - FIER/

Zbardhet vrasja e të riut Florian Selimi nga Tropoja, i cili u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, në fshatin Sulaj të Fierit.

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë, tanimë ka dy autorë të dyshuar. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23vjeçarit. Ata janë dy të rinj banues në të njëjtin fshat me viktimën S. S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K. M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal. Po ashtu, nga Polica mësohet se vrasja e të riut ka ardhur për motive të dobëta. Viktima kishte ndaluar për të rregulluar automjetin e tij, për shkak se kishte një defekt në gomë dhe pikërisht në këtë moment duket se është vrarë nga dy autorët. Policia po ashtu ka marrë në pyetje familjen e viktimës. Babai i 23- vjeçarit Selimi, mësohet t’i ketë thënë hetuesit se në orët e vona të natës, ai ka marrë një telefonatë nga i biri, i cili i kishte kërkuar ndihmë për të rregulluar makinën. Floriani i ka treguar të atit se mjeti ka shfaqur një defekt dhe e ka lënë në rrugë. Pas kësaj, ata nuk janë lidhur më dhe babai nuk e ka ditur vendndodhj­en e të birit. Gjithë natën i ati i 23- vjeçarit ka pritur të lidhej në telefon me të birin dhe duke qenë se s’ka mundur dot, ka nisur ta kërkojë, por vetëm në zbardhje të ditës ka arritur të gjejë mjetin dhe afër tij, edhe trupin e djalit. Ndërkohë, Policia kishte marrë njoftimin për një kufomë të gjetur nga banorët e zonës në një kanal. Akoma nuk dihet se si ka nisur sherri mes të rinjve, pasi dy të arrestuari­t ende nuk kanë pranuar të flasin. Mësohet se viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh. Dyshohet se në vitin 2015, Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 tetori”, ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentua­n ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil, ku u gjet i vrarë me thikë 23- vjeçari F. S.. Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit: S. S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj; K. M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F. S., 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që për dy të rinjtë materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpuni­m dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Vendi ku u gjet i vdekur 23- vjeçari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.