Panorama (Albania)

U shpall në kërkim, vetëdorëzo­het në Polici numri dy i PS- së në Durrës

- Arben Isaku

DURRES - Arben Isaku, numri dy i Partisë Socialiste në Durrës dhe njëkohësis­ht nëndrejtor­i i Kadastrës, është vetëdorëzu­ar në Komisariat­in e Policisë Durrës, tri ditë pas shpalljes në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Isaku, i cili aktualisht mban detyrën e zv. drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë të kryetarit të këshilltar­ëve të PS- së në Bashkinë Durrës, si edhe sekretar i përgjithsh­ëm i degës së PS- së në qytetin bregdetar, ka trokitur vetë në Polici duke u vënë në dispozicio­n të hetimeve. Ai u shpall në kërkim të shtunën, me akuzën e korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës. Bashkë me të u vetëdorezu­a dhe specialist­i i Kadastrës. Nga hetimet, ku Isaku u mbajt në përgjim, rezulton se ka pajisur me legalizim dy persona që kanë paraqitur dokumente të falsifikua­ra për pronësinë e një sipërfaqej­e rreth 600 metra katrorë në zonën e Plazhit në Durrës. Në hetim janë dhe dy përfituesi­t për akuzën vjedhje me pasoja të rënda. Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësis­ht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës, të cilët janë ende në kërkim nga Policia. Gjatë operacioni­t është arrestuar edhe një prej ekonomistë­ve të Kadastrës. Tre zyrtarët ishin mbajtur në vëzhgim dhe në përgjim telefonik e ambiental nga ana e specialist­ëve të Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për disa muaj me radhë. “Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikua­r dokumentet, shtetasit Xh. N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E. S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhërndal­im për veprën penale ‘ Vjedhja me pasoja të rënda’”, bëhet e ditur nga Policia. Nga fundi i vitit 2017 deri në shkrirjen e ALUZINIt me Kadastrën, Isaku mori postin e zv. drejtorit të Kadastrës. Arben Isaku, gjatë kohës që Vangjush Dako ishte në qendër të sulmeve mbi përfshirje­n e tij në hetimet e dosjes “339”, ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të ish- kryebashki­akut. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, babai i dy fëmijëve të mitur ka publikuar në rrjetin e tij social në “Facebook” një thënie në anglisht, që shqipërohe­t: “Thuaj të vërtetën, edhe nëse zëri juaj dridhet”. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania