Panorama (Albania)

Korruptoi gjyqtarin, lihet në burg, Gentian Doda

-

Gjykata për Krime të Rënda i komunikoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, Gentian Dodës, i akuzuar se korruptoi ish- gjyqtarin, Shkëlqim Miri, për dhënien e një vendimi në favor të tij. Doda u ekstradua tri ditë më parë nga Britania, ku u arrestua pas më shumë se një viti në arrati. Duke iu referuar hetimeve të Prokuroris­ë, me anë të një shume prej 30 mijë eurosh, të dorëzuara nga kushëriri i Dodës në lokalin e ishgjyqtar­it, i arrestuari ka konsumuar veprën penale të “Korrupsion­it aktiv” dhe shumë shpejt pritet të gjykohet. Doda ka mundur të ndikojë te trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit Tiranë, për të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë Mat, që kishte ndryshuar veprën penale për të cilën ishte akuzuar. Doda, i cili i ka shpëtuar burgut për vrasjen që ka kryer, gjatë seancës së djeshme ka mohuar akuzën e korrupsion­it. Ai nuk foli gjatë në Gjykatë, ndërsa ishte i përfaqësua­r nga një avokat i caktuar nga shteti. I konsiderua­r si një person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore nga Policia, Doda u arrestua në Mançester disa muaj më parë, ku pas procedurav­e u krye edhe ekstradimi i tij. “Nga Specialist­ët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/ Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G. D., 41 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi G. D, ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të drejtësisë”, njoftoi Policia. Ndërkohë, rasti i Dodës nuk kaloi pa vëmendje nga mediat Britanike. Konkretish­t, “Daily Mail” kishte bërë një investigim për Dodën duke e konsiderua­r futjen e tij dy herë në mënyrë të paligjshme si cenim të sigurisë së kufijve.

 ??  ?? Gentian Doda
Gentian Doda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania