U kapën me dokumente false, burg për 2 nga të arrestuari­t

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy nga 4 të arrestuari­t me dokumente false tri ditë më parë. Kështu, togat e zeza vendosën të linin në masës e sigurisë “arrest në burg” Ismail Bylykbashi­n, i konsiderua­r edhe si organizato­r, si dhe Artenis Culën, ndërsa masën “Detyrim paraqitje” për Fatmir Loshën e Klodian Agollin. Gjatë seancës, avokatët e të arrestuarv­e pretenduan se akuza për trafikim të klandestin­ëve nuk qëndronte dhe se të mbrojturit prej tyre duhet të hetohen vetëm për falsifikim të dokumentev­e, në kushtet kur iu gjetën dhe sekuestrua­n pasaporta dhe karta italiane të falsifikua­ra. Ndalimi i 19vjeçarit me kartat false zbuloi edhe pjesën tjetër të grupit që u arrestuan më pas. Telefonata­t dhe mesazhet në aplikacion­in “Whats app”, ishin prova të forta për Policinë dhe Prokurorin­ë, që çuan në goditjen e grupit. Ndalimi i katër personave u bë të shtunën, ndërsa Policia tha se gjatë aksionit u sekuestrua­n 4 karta identiteti dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikua­ra, 4 aparate celularë, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë dhe një leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacio­n Tiranë– Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacio­n Lubjanë– Paris.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.