Panorama (Albania)

“Të anulohet juria, ta vendosë Asambleja”

-

Vetëm një ditë pasi është marrë vendimi për shpalljen e konkursit, Akademia e Shkencave ka ngritur edhe jurinë, që do të vlerësojë veprat që do të paraqiten në garë. Anëtarët e jurisë janë përfaqësue­s të Akademisë sonë të Shkencave, asaj të Kosovës, të Universite­tit të Tiranës dhe Akademisë së Studimeve Albanologj­ike. Ata janë: akad. Floresha Dado, akad. Jusuf Bajraktari, prof. dr. Valentina Duka, dr. Mario Brunetti dhe prof. dr. Hamit Kaba.

Akademiku Artan Fuga është shprehur kundër kësaj jurie, madje ka kërkuar anulimin e saj. Fuga shprehet se nisur nga rëndësia e konkursit, juria duhet të aprovohet nga Asambleja e Akademisë së Shkencave dhe se propozimet duhet të vijnë nga mbledhja e Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologj­ike, çka nuk rezulton se është bërë. “Anëtarët e jurisë janë shumë pak dhe mendoj se ajo juri duhet të ketë një numër më të madh personash, së paku 11 ose 15”, shprehet Fuga në një letër drejtuar Akademisë së Shkencave. “Kërkoj që të jepen CV- të e anëtarëve të jurisë për të parë se sa përputhen studimet e tyre me fushën ku do të japin çmimin. Përndryshe, arbitrare caktimi i jurisë dhe arbitrar edhe caktimi i anëtarëve të jurisë. Shoh që për një çmim të Akademisë, juria ka vetëm një anëtare Akademie dhe atë, pavarësish­t studimeve të saj shumë dinjitoze jashtë fushës, gjykoj se nuk ka studime në këtë fushë. Unë propozoj që kjo juri të formohet për një çmim të përbashkët nga Akademia, Departamen­ti i Historisë së UT- së dhe nga Qendra Albanologj­ike. Përndryshe, ne bëjmë një punë të sipërfaqsh­me dhe krejt pa cilësi. Akademia e shkencave nuk ka asnjë kompetencë të japë çmim, kur në jurinë e saj nuk ka historianë, politologë, sociologë që janë marrë me këtë periudhë. Kërkoj anulimin e jurisë dhe rishikimin e kritereve për këtë çmim”, shprehet akademiku Artan Fuga ndër të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania