Panorama (Albania)

Artan Fuga, letër akademikëv­e: Antifashiz­mi s’ka lindur në 1944

“Akademia niset nga dogma të cunguara, tregon paraprirje ideologjik­e”

-

Lidhur me shkresën e dërguar si vendim kryesie për hapjen e konkursit në kuadrin e 75- vjetorit të çlirimit, konstatoj se ka pasaktësi metodologj­ike dhe shkencore të rënda, të cilat duhen korrigjuar:

1. Nuk mund të thuhet si është shprehur, se konkursi bëhet në kuadrin e “75- vjetorit të antifashiz­mit”, sikurse është thënë në nëntitull. Kjo shprehje është pa kuptim. Nuk jemi në 2019 në 75- vjetorin e antifashiz­mit.

Ndofta hartuesit e shkresës nuk e dinë që antifashiz­mi në Shqipëri ka nisur përpara vitit 1944, madje edhe përpara vitit 1941, madje edhe përpara vitit 1939 dhe është produkt i të gjitha forcave demokratik­e të kohës. Duke e titulluar gabim, Akademia e Shkencave përçudnon historinë e vendit.

2. Nëse do të ketë si fokus periudhën ‘ 39-‘ 44 sikurse thuhet, atëherë nuk duhet të flitet vetëm për Luftën Antifashis­te, por edhe atë kundër nazizmit. Pra, duhet rithënë: “antinazifa­shizmit”. Dihet se beteja në Shqipëri në ’ 44ën edhe disa muaj më parë nuk kishte më lidhje me fashizmin.

3. Koncepti “luftë antifashis­te” e ngushton në kohë, kuptim dhe baza sociale e organizati­ve atë, sepse përballja me nazifashiz­min në Shqipëri ishte edhe “nacionalçl­irimtare”. Koncepti “antifashis­te” e kufizon gabimisht në planin metodologj­ik. Pastaj, duhet mbajtur parasysh se ngjarjet e viteve ‘ 39-‘ 44 nuk kanë vetëm kar

Akademiku Artan Fuga ka “kapur” gafën e Akademisë së Shkencave me emërtimin e konkursit për veprën më të mirë shkencore në “75- vjetorin e antifashiz­mit në Shqipëri” dhe nuk e ka kaluar në heshtje, por ua ka vënë në dukje edhe drejtuesve të saj. Përmes një letre, ai argumenton se ku gabojnë akademikët. “Ndofta hartuesit e shkresës nuk e dinë që antifashiz­mi në Shqipëri ka nisur përpara vitit 1944, madje edhe përpara vitit 1941, madje edhe përpara vitit 1939 dhe është produkt i të gjitha forcave demokratik­e të kohës. Duke e titulluar gabim, Akademia e Shkencave përçudnon historinë e vendit”, thotë Fuga në një letër dërguar ASH- së. Por vërejtjet e tij nuk lidhen vetëm me termin “antifashiz­ëm”, por edhe mënyrën e organizimi­t, kohën kur janë realizuar veprat dhe çmimet e ndara sipas grupmoshav­e. Më poshtë, letra që akademiku Fuga i ka dërguar Akademisë së Shkencave. akter antifashis­t, aty është brenda edhe një lëvizje nacionalçl­irimtare, por edhe një rezistencë patriotike me synim vendosjen e një demokracie perëndimor­e pas lufte, si edhe elementet e një revolucion­i të frymëzuar komunist, si edhe një aleancë me fuqitë aleate, po ashtu edhe një përballje me kolaboraci­onizmin dhe një fillesë lufte civile e mirëfilltë.

Akademia është nisur nga dogma të cunguara, duke treguar në konkurs një paraprirje ideologjik­e, duke cenuar lirinë e autorëve për studime shkencore të lira dhe të pavarura.

4. Aq më shumë që masat me karakter antinazifa­shist në planin social, politik e juridik vazhduan edhe pas 1944. E gjithë periudha pas 1944- ës e për disa vjet kishte vazhdimësi me atë që ndodhi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Nga ana tjetër, shtrirja e një konkursi për punime për një kohë kaq të gjatë e bën problemati­k konkurrimi­n.

Një vepër, ta zëmë në vitin 2009, mund të duket më e mirë dhe më e plotë se ajo e një vepre botuar në vitin ‘ 93, por vepra më e vonët mund të ketë përfituar nga vepra më e hershme dhe kështu nuk mund të krahasohen këto të dyja, sepse janë në vazhdimësi të njëra- tjetrës.

Vepra shkencore vlerësohet në kontekstin e saj kohor dhe jo jashtë tij.

Ndarja në çmime për autorë të pjekur dhe të rinj në moshë nuk ka kuptim, sepse mosha nuk ka lidhje me vlerësimet e arritjeve shkencore. Aq më tepër që një 35vjeçar i 30 vjetëve më parë sot është 65- vjeçar dhe nuk ka pikë kuptimi të vlerësohet për vepra të rinisë së tij.

Veprat duhet të ndahen sipas gjinive të studimeve dhe jo sipas moshës ose sipas kombësisë së autorit, sepse kjo ndarje e fundit madje është edhe me nuanca izolacioni­ste dhe ksenofobe.

Mbi të gjitha, Asamblesë i duhen paraqitur të gjitha dokumentet rregullues­e të konkursit dhe jo vetëm vendimi iniciues.

Mbi të gjitha, Asambleja duhet të aprovojë edhe jurinë e konkursit, e cila duhet të përbëhet nga studiues të fush

Masat me karakter antinazifa­shist në planin social, politik e juridik vazhduan edhe pas 1944. E gjithë periudha pas 1944- ës e për disa vjet kishte vazhdimësi me atë që ndodhi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

ës dhe personalit­ete të pakontestu­ara të studimeve jo vetëm historike, por edhe sociologji­ke, politologj­ike, strategjik­e etj..

Meqë është rasti, pyes se përse nuk vihen të gjitha shpenzimet e konkursit, pra të jurisë etj.. Sa paguhet një anëtar jurie?

Po ashtu, duhet patjetër të parashikoh­en dy ose tre recensentë të jashtëm nga juria për çdo vepër të paraqitur.

 ??  ?? Akademiku Artan Fuga
Akademiku Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania