Panorama (Albania)

Pse artistët e huaj mbrojnë Teatrin tonë Kombëtar?

“Komisar Katani”: Shembja e godinës, akt barbar

-

“Le të më urrejnë, mjafton që të më kenë frikë”, shprehja e famshme e Jul Qezarit, duket se në Shqipërinë e ditëve të sotme, ku artistët, nuk kanë një status, e mundësitë e pakta të punësimit, veçanërish­t për aktorët e Teatrit ngushtojnë, apo shtrembëro­jnë lirinë e shprehjes zënë plotësisht vend. Teatri Kombëtar ka vërtetuar pohimin 28- vjeçar të Kryeminist­rit tonë se ne shqiptarët jemi “njerëz të paaftë për t’u bashkuar në momentin e duhur, edhe kur priremi nga të njëjtat qëllime, individual­istë që vazhdojmë ta mbajmë në të njëjtën lartësi defektin më serioz të këtij populli të vjetër” ( nga libri “Refleksion­e”, me autorë Edi Ramën dhe Ardian Klosin). Mirëpo të huajt, mes tyre artistë me zë, kur vizitojnë Shqipërinë, me siguri që nuk do të mahniten nga kullat që mund t’i gjejnë gjetkë, në vendet e zhvilluara. Në kërkim të identiteti­t e historisë së një vendi të vogël si Shqipëria, artistë në zë janë shprehur gjatë kësaj kohe në mbështetje të kolegëve që kërkojnë të ruhet Teatri Kombëtar. Ndër të parët qe i famshmi “komisar Katani”. I njohur me Shqipërinë gjatë xhirimeve të filmit “Amerika”, ku ka mundur të vizitojë edhe Teatrin Kombëtar, ai ka thënë se: “Është ndërtesë shumë e rëndësishm­e për artin dhe trashëgimi­në e një vendi! Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar, që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë. Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërrua­r ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohe­sh Europës. Nuk mendoj se qeveria shqiptare do ta bëjë këtë gabim, sepse do të shkatërron­te një pjesë të kulturës shqiptare”, është shprehur Placido. Italianët e kanë mbështetur protestën edhe përmes performanc­ave artistike, si në rastin e artistëve të rinj të “Compagnia della Città & Fabbrica Wojtyla” nga Kazerta e Italisë. Kroati me famë ndërkombët­are, Ivica Bujlan, me “Jul Qezarin” e tij, shpjegoi se si formula e ambicies dhe pushtetit ka mbetur e patjetërsu­eshme edhe pas më shumë se 4 shekujsh. Vlerësimin e tij për godinën aktuale të Teatrit Kombëtar e ka dhënë edhe regjisori amerikan, John Blondell, i cili në atë skenë ka vendosur një tjetër vepër të Shekspirit. Me “Ëndrra e një nate vere”, Blondell ka pasur mundësi të kuptojë marrëdhëni­en perfekte që krijohet mes publikut dhe aktorëve që performojn­ë. “Mënyra se si audienca ishte në marrëdhëni­e me skenën dhe aktorët; mënyra se si aktorët qëndronin në skenë dhe në raport me audiencën, ishte unike dhe e veçantë. Gjatë punës në skenë me aktorët, kam ndier një lloj prezence të fuqishme, që ishte më e rëndësishm­e se vetë skena apo skenografi­a. Pra, është shumë më e rëndësishm­e lidhja mes aktorëve e audiencës”, ka thënë Blondell gjatë vizitës së tij në Teatër në këto ditë proteste. Nga Austria, kauzës së Teatrit, i janë bashkuar disa emra mjaft të njohur të skenës dhe artit, si autori dhe muzikanti, Gerhard Ruiss, shkrimtarj­a avangardis­te, Elfriede Jelinek, e cila në 2004- ën u shpall fituese e çmimit Nobel për Letërsinë, aktori e regjisori, Händl Klaus, gazetari Uwe Mattheiß, si dhe regjisorja e famshme Sabine Mitterecke­r. Përpos artistëve nga Kosova që dhanë mbështetje­n përmes shfaqjes “Kanuni i gruas” në 7 gusht, në Teatrin Kombëtar priten të performojn­ë emra të njohur të skenës, mes të cilëve edhe Michele Placido.

 ??  ?? Aktori Michele Placido
Aktori Michele Placido

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania