Panorama (Albania)

I biri i Pjetër Gjokës: Aktorët e asaj plejade donin që Teatri të ruhej

“As në diktaturë nuk donin ta prishnin, diskutohej për tri zona të tjera. Ja ç’tha Ramiz Alia gjatë një premiere”

- ANILA DEDAJ

Kur bie fjala për opinionin e aktorëve, veçanërish­t të atyre që s’janë më e që “bënë debatin e fillimit”, aktori Gjovalin Gjoka e shikon me vend të rrëfejë të vërtetën e tij.

Ai ka punuar si aktor në Teatrin Kombëtar nga ’ 67- ta deri në vitet ’ 84, e mandej pas ’ 90- ës ka marrë role të tjera si inspektor dhe drejtor i skenës. E njeh godinën në çdo pëllëmbë. Ia di me detaje pikat e forta, por edhe plagët e handrimet që i janë bërë pas vitit 2000. Shumëkush mund të pyes se ç’kërkon një pensionist prej 12 vjetësh në pikun e diellit, në agoren e improvizua­r, e aq më tepër të bëhet pjesë e përleshjev­e fizike me Policinë, kur mund të shikonte rehatinë e tij. “Unë përpiqem që të jap kontributi­n tim, që ky Teatër të ruhet. Motivet që më nxisin i kam të forta, por pikësëpari dua të përmend faktin se i kam të freskëta kujtimet e aktorëve të asaj plejade, si Kadri Roshi, Loro Kovaçi, Violeta Manushi, Marie Logoreci etj., në krah të të cilëve pata fatin të luaj. Mendimi i tyre ka qenë që ky Teatër të mos prishet, e të ndërtohet një i ri, por në një territor tjetër”, thotë Gjoka. Sipas tij, as qeveria e asaj kohe nuk ka dashur që ta prishë godinën aktuale. Midis viteve ‘ 70-’ 80, sipas tij diskutimet për një Teatër të ri mëshonin në të tjera zona. “Është diskutuar për te ‘ Vëllezërit Frashri’, aty ku sot po bëhet Shumëkatës­hi, midis rrugës së Durrësit dhe të Kavajës, por jo në territorin aktual. Madje kujtoj se në 88- ën, gjatë një premiere, Ramiz Alia, Xhelil Gjoni e Besnik Bekteshi u ngjitën në skenë për të uruar aktorët. Këta të fundit përftuan për të hapur bisedën për Teatër të ri. Ai u përgjigj se e kishin gjetur dhe vendin, e kishin marrë miratimin e po prisnin të hartohej plani 5- vjeçar”, tregon aktori dhe ish- punonjësi i TK- s. Sipas Gjokës, edhe Ramiz Alia nuk e mendonte shembjen e godinës aktuale. “Do të jetë te sheshi Avni Rustemi mes urës së Porcelanit dhe Tefta Tashko Koços”, u pati thënë ai aktorëve të interesuar. Me sytë e përlotur, Gjoka rrëfen historinë e Teatrit, restaurimi­n e fundit profesiona­l që ju bë në ’ 77- ën, shtojcën sipër tij, që mundësoi ngritjen e skenës. “Asokohe u hoqën dy- tre rreshta nga skena dhe u bë e mundur që publiku ta kishte pamjen më të mirë, por humbi ngrohjen. U bënë në atë periudhë mjaft rregullime për sa i përket sistemit elektrik, ndërsa kabinat nuk kanë ndryshuar”, thotë Gjoka. Sipas tij, ndërhyrjet që iu bënë pas viteve ‘ 2000, me rënien e çatisë së Ateliesë, nuk kanë qenë të mirëstudiu­ara. “Rreth vitit 2004, u shtuan edhe 8 kabina për aktorët, të cilat çuditërish­t nuk u vunë asnjëherë në punë. Kiçua u mundua t’i sigurojë, por sot edhe pllakat u janë vjedhur”. Gjoka teksa çohet në këmbë, tregon me duar muret e Teatrit duke thënë me bindje: “Këto kolona janë të forta. Studimet që e vërtetojnë i bënë Niko Verdha e Forcim Softa me kërkesën e Ramës, por rezultatet nuk qenë ato që ai dëshironte, ndaj dosja u zhduk. Është lënë qëllimisht të degradojë kjo godinë, se të paktën Teatri do të ishte lyer edhe për respekt të spektatori­t. S’u kushtonte asgjë!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania