Panorama (Albania)

Pesë shtetet e fuqishme: Kosova duhet të heqë taksën

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar nga Kosova heqjen e menjëhersh­me të taksës ndaj produkteve serbe dhe fillimin e dialogut me Serbinë. Në deklaratën e përcjellë përmes ambasadës amerikane në Kosovë, theksohet se qeveritë e pesë vendeve të fuqishme janë të bashkuara me qëllimin për të parë normalizim­in e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse që i kontribuon stabilitet­it rajonal. Po ashtu, theksohet se ‘ status quo’- ja pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe nuk është e qëndrueshm­e. “Pas viteve të tëra të ngecjes, ka ardhur koha që më në fund të mbyllen konfliktet e viteve ‘ 90 dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë, duke negociuar në mirëbesim një marrëveshj­e që mund ta mbështesin të dyja palët. Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE- ja dhe kërkojmë nga të dyja palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshj­e përfundimt­are, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euroatlant­ik dhe përfitimet përcjellës­e”, thuhet në komunikatë. Pesë shtetet e fuqishme theksojnë se janë të gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces, në përkrahje të përfaqësue­sit të lartë të BE- së, por thonë se mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm kur Kosova të japë shenja të gatishmëri­së për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. “Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerje­n e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, theksohet në komunikatë. Qeveria e Kosovës iu është përgjigjur menjëherë përfaqësue­sve diplomatik­ë të vendeve të fuqishme. Zyra e Kryeminist­rit u reagoi shteteve të QUINTit ( Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës), se taksa është vendim i drejtë dhe dialogun nuk e ka ndërprerë pala kosovare. “Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretish­t Kryeminist­ri Haradinaj, gjithmonë ka punuar dhe ka qenë i qartë në të drejtën e Kosovës për ta mbrojtur integritet­in dhe sovranitet­in e vendit. Kësisoj, vendimi për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe BHsë ka qenë veprim i nevojshëm në shërbim të mbrojtjes së interesave të Kosovës, nga veprimet armiqësore dhe kërcënimet e vazhdueshm­e të Serbisë kundër shtetit dhe institucio­neve të Kosovës... këtë qëndrim vazhdojmë ta kemi... Sa i përket dialogut, Kosova asnjëherë nuk e ka penguar atë, madje jemi shprehur të gatshëm të ulemi në tavolinë për një marrëveshj­e finale, ligjërisht të obligueshm­e, në kufijtë ekzistues dhe që çon në njohje reciproke. Ky proces nuk duhet të jetë i kushtëzuar”, thuhet më tutje në reagim, sipas “Express”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania