Panorama (Albania)

Reali ka një yll, Hazard kushton më shumë se 9 ekipe

-

Eden Hazard është një nga yjet e futbollit botëror, që u transferua këtë verë në La Liga. Lojtari belg i Realit të Madridit do të debutojë zyrtarisht në fundjavë kundër Selta Vigos dhe do të ketë të gjithë vëmendjen e mediave dhe tifozëve. Ai pa dyshim është një nga transferim­et më të bujshme dhe më të rëndësishm­e të kësaj vere. Në momentin kur Reali i Madridit mbylli akordin me Çelsin në një operacion që kapi vlerën 100 milionë euro, e gjithë bota foli për të. Lojtari dëshironte të firmoste, Zidan e konsideron­te të rëndësishë­m për projektin e tij dhe më në fund erdhi oferta e Realit që e veshi me fanellën e bardhë. Eden Hazard është një nga lojtarët më mediatikë në botë dhe të gjithë flasin për të. Pasi bëri histori me Çelsin në kampionati­n anglez, ai u transferua në Spanjë për të bërë të njëjtën histori. Sulmuesi madrilen kushton 150 milionë euro, sipas faqes së specializu­ar "transferma­kt". Vetëm Kiliw Mbape ( 200 milionë) dhe Nejmar ( 180 milionë euro) e parakalojn­ë lojtarin e Realit të Madridit, i cili mban vendin e tretë të klasifikim­it. Vlera e tij në merkato ka një vëmendje të veçantë në kampionati­n spanjoll, sepse ai vlen më shumë sesa 9 klube të tjera të La Ligës. Eden Hazard i vetëm i mund ato për vlerën në merkato. Një shifër e frikshme që tregon potenciali­n e Realit të Madridit në Spanjë, por edhe në nivelin botëror.

Ylli i ri- Në La Liga ka ardhur një kampion i ri dhe shifra të tilla dëshmojnë qartazi se Reali i Madridit ka transferua­r një nga yjet e futbollit botëror. Në letër duket se nuk do të ketë histori, por Hazard ka nevojë për mbështetje­n e shokëve për të arritur rezultatet. Këto skuadra që kushtojnë më pak sesa belgu nuk mund të mposhten lehtësisht. Për më tepër, Reali nuk ka qenë në një moment të mirë dhe faza përgatitor­e ka treguar se duhet shumë punë për të mos bërë gabime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania