Reali tremb kampionati­n, një ekip vlen 725 mln €

Panorama (Albania) - - SPORT -

Reali i Madridit mund të zbresë në fushën e lojës një skuadër, që kushton në total 725 milionë euro. "Galaktikët" janë një superfuqi në Spanjë, por edhe në Europë. Gazeta "As" ka ideuar një formacion, duke përzgjedhu­r futbollist­ët që kanë vlerën më të lartë në merkato dhe arrihet vlera e madhe sipas "transferma­rkt". Edhe pse disa prej lojtarëve janë jashtë roleve të tyre, ideja është për të treguar vlerën e madhe që ka ekipi madrilen. Eden Hazard është lojtari më i kushtueshë­m në formacioni­n e Zinedin Zidanit, vlera e të cilit shkon 150 milionë euro. Ai nuk është vetëm më i shtrenjti te Reali, por renditet i treti edhe në Europë. Lojtari i dytë me vlerën më të lartë te skuadra e Zidanit është Vinicius Xhunior, kartoni i të cilit është 70 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.