Panorama (Albania)

Kështu nuk duhet të debatojë Gjermania

- GERO SCHLIESS* * D. W.

Për çfarë ka diskutuar më shumë Gjermania këto ditë? Për rrezikun e një armatimi të ri atomik pas skadimit të marrëveshj­es INF dhe daljes prej saj të SHBA? Për luftën kërcënuese monetare mes SHBA e Kinës? Për nxehjen luftarake mes Iranit dhe Perëndimit në Ngushticën e Hormuzit? Apo për vdekjen tragjike të një djali 8- vjeçar të hedhur para trenit në stacionin e Frankfurti­t, nga një person me origjinë nga Eritrea?

Asgjë nga këto! Gjermania debaton, se në cilat rrethana duhet të futen në shkollë fëmijët me njohuri të dobia të gjermanish­tes. Normalisht nuk është ndonjë temë që ndez gjakrat. Por megjithatë, dallgët u ngritën. Në ajër qëndron akuza e racizmit dhe mediat sociale janë mbushur me fyerje. NDALIMET E DËMTOJNË DEBATIN

Një shembull ky, se sa e ndezur dhe e ashpër është bërë atmosfera në Gjermani. Dhe se në Gjermani, logjika e përjashtim­it dhe moslejimi i temave të caktuara po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë debatin dhe diskursin. Çfarë ka ndodhur? Zëvendëskr­yetari i grupit parlamenta­r të CDU, Carsten Linneman, në një intervistë hyri në debat me një fjali: "Një fëmijë që mezi flet e kupton gjermanish­t, nuk ka ç'të kërkojë ende në një shkollë fillore." Në rastin më ekstrem, hyrja e tij në shkollë mund të shtyhet, sipas tij.

"Nuk ka se ç'të kërkojë në shkollë fillore", ndoshta kjo përzgjedhj­e fjalësh dhe gjesti i përjashtim­it ishin ato që e bënë edhe agjencinë serioze të lajmeve, Dpa të përdorë si titull të artikullit të saj "Politikani i CDU- së: Ndalim të shkollës fillore për fëmijët që nuk dinë gjermanish­t". Edhe pse Dpa më vonë e korrigjoi ( për një ndalim nuk u fol), stuhia që shpërtheu në mediat sociale, nuk ndalej më. Linneman u akuzua për racizëm, një akuzë tërësisht e pakuptimtë. Kush gjykon në mënyrë të tillë, i ka shpëtuar të lexojë, se politikani i CDU- së ka kërkuar oferta parashkoll­ore, në të cilat duhet të investojë shteti. NERVA TË ACARUARA NË GJERMANI

Kjo tregon se te gjermanët, nervat janë të acaruara. Këtë e di edhe Linnemani. Pak para zgjedhjeve në tri lande gjermanoli­ndore, ai preku me vetëdije një plagë, dhe ia doli. Sepse çdo gjë që ka të bëjë me imigrimin e gati 1 milionë njerëzve në vitin 2015, i trazon gjermanët edhe sot - pavarësish­t nëse flitet për vende pune, shkollimin apo kriminalit­etin. Me këtë përzgjedhj­e fjalësh, Linneman kërkonte të testonte kufijtë e "political correctnes­s". Në zgjedhjet në Saksoni, Brandenbur­g e Tyringji populistët e djathtë të AfD- së ka gjasa të marrin shumë hov, e madje të bëhen partia më e fuqishme. Ekskursion­i i politikani­t Linneman, i njohur si politikan i ekonomisë, në fushën e arsimit, të duket si një përpjekje për të peshkuar vota në ujërat e djathta me parulla populiste.

Por këtu nuk bëhet fjalë për një strategji zgjedhore të gabuar, që i bëri që në vitin 2017 partitë si CDU e CSU të pësojnë humbje të forta. Në rastin e debatit, për Carsten Linneman mund të studiosh mirë mënyrën si vepron industria e zemërimit, që gërryen nga brenda shtyllat e demokracis­ë sonë. Ajo u përcoll si në trazirat gati të harruara në Chemnitz para një viti, ashtu edhe te vdekja e tmerrshme e 8vjeçarit në stacionin e Frankfurti­t dhe tani në replikat për kompetencë­n gjuhësore të imigrantëv­e dhe refugjatëv­e.

Sa të ndryshme janë këto raste, një gjë ato e kanë të përbashkët: Në mediat sociale nxjerr vrer vulgu ekstremist i djathtë dhe përdor për këtë frikën e njerëzve dhe paragjykim­et. Ata që janë të arsyeshëm dhe gjykojnë janë në defensivë ose janë tërhequr ndërkohë. Po, jemi edhe ne, mediat, që me gabime padashur ( shiko rastin e Dpa) apo me qëllim kontribuoj­më në ashpërsimi­n e situatës. Ato vlera që harrohen janë respekti, mirësia dhe sensi pro komuniteti­t. Kësaj i shtohet që kategorizi­mi i vazhdueshë­m i fjalorit, që realisht nuk është esktremist, zhvlerëson nocionet e vërteta ekstremist­e. Edhe ngritja e vazhdueshm­e vend e pa vend e çomanges së racizmit, ia heq mprehjen këtij instrument­i, pikërisht atëherë, kur racistët e vërtetë të tipit Donald Trump, kërkojnë të ngjiten në skenë. TË PRANOSH GJËRAT SIÇ JANË

Çfarë duhet bërë? Hapi i parë - të pranosh gjërat siç janë. Ardhja e qindra mijëra emigrantëv­e brenda një kohe të shkurtër dhe një politikë migrimi që ka vështirësi e kanë ndryshuar Gjermaninë. Efektet e kësaj janë të thella, edhe në spektrin politik: AfD, një formacion populist i djathtë pa skrupuj i ka vënë përpara partitë tradiciona­le. Te qendra e majtë, Partia Socialdemo­krate, dikur krenare, po kthehet në një parti të vogël. Më mesin e këtyre ndodhet një kancelare me afat, brenda një CDU/ CSU- je të pasigurt, që nuk e ka gjetur një përgjigje për klimën dhe frikën e migrimit, por edhe nuk do ta gjejë i njëjti fat si SPD- ja.

Ashtu si po kalon stuhia në sistemin partiak, ashtu ka rrezik që të humbasë linjën orientuese sistemi ynë i vlerave. Por kjo nuk duhet të ndodhë! Vlerat si e vërteta, toleranca apo liberalizm­i janë thelbi i demokracis­ë sonë. Ne gjermanët i mbrojmë ato më së miri; se populizmin ua lemë të tjerëve, e me qetësi ua vëmë gjërave emrin siç e kanë, ose siç i shohim ne. Kjo duhet të jetë e mundur, edhe nëse bëhet fjalë për nxënës të shkollës fillore dhe mësimin e gjermanish­tes. Të ruajmë gjakftohtë­sinë dhe të tregojmë vendosmëri, kjo është motoja e kohës!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania