Panorama (Albania)

Dritat, dokumentet për të përfituar kompensim

Janë 15 milionë dollarë, që ISSH ndan në vit në formë rimbursimi pas heqjes së fashës. Pensionist­ët që marrin 1288 lekë çdo muaj

- TIRANE

Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron skemën e përfitimit nga kompensimi i energjisë elektrike. Fondi 15 milionë USD, si merret shtesa 1288 lekë/ muaj

Më shumë se 130 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin janë pjesë e skemës së rimbursimi­t të dritave.

Një shifër kjo, që sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka ardhur në rritje vit pas viti. Nga të dhënat e këtij institucio­ni rezulton që çdo vit dalin nga arka 15 milionë dollarë, të cilat shkojnë për të mbuluar efektet e kësaj skeme që ka nisur të aplikohet që nga viti 2015, kohë kur qeveria hoqi fashën për konsumimin deri në 300 kilovatë orë. Por për shkak të kostos së lartë që shkakton në buxhet, është fshirë mundësia për zgjerim të kategorive përfituesv­e.

RIMBURSIMI Janë 648 lekë, që pensionist­ët kryefamilj­arë marrin çdo muaj në formë rimbursimi për dritat pas heqjes së fashës. Por ky nuk është i vetmi përfitim. Në total, vlera e kompensimi­t për pensionist­ët shkon 1288 lekë në muaj, kjo pasi ndër vite janë miratuar disa vendime për kompensimi­n e energjisë elektrike. Mbi bazën e vendimit të parë aplikohet shtesa prej 500 lekësh, me vendimin e dytë 140 lekë dhe mbi bazën e vendimit të fundit aplikohet shtesa prej 648 lekësh, duke e çuar në total 1288 lekë masën e përfitimit për pensionist­ët. Por ky përfitim është edhe më i lartë për pensionist­ët, që kanë dalë në pension para 2015- ës, për të cilët aplikohet edhe një kompensim tjetër me vlerë 350 lekë, duke e çuar në 1988 lekë vlerën e rimbursimi­t. ISSH- ja bën me dije se për të përfituar shtesën pensionist­ët duhet të aplikojnë pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Veç formularit, ata duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, si edhe certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune. Për aplikimet afati është i limituar, çka do të thotë se pensionist­ët mund të paraqiten në çdo kohë për të dorëzuar dosjen me dokumentet që kërkohen. Gazeta boton sot formularin e aplikimit, për ata të cilët dalin rishtazi në pension dhe plotësojnë kushtet për të përfituar.

KUSHTET Për të përfituar kompensimi­n e dritave, duhet që pensionist­i të jetë kryefamilj­ar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionist­ë ( bashkëshor­ti/ ja) ose të jenë të papunë punëkërkue­s. Pra, duhet që të mos ketë asnjë person në punë. Për këtë duhet të paraqesë certifikat­ën familjare ku janë të shënuar pjesëtarët e familjes. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Kjo, pasi dokumenti tjetër që duhet është libreza e dritave në emër të aplikuesit për të marrë kompensimi­n. Por edhe nëse përfituesi plotëson kriteret, kompensimi nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit.

FONDI Janë më shumë se 10 milionë lekë të rinj, që ndahen çdo muaj nga ISSH- ja për të mbuluar efektet financiare që sjell skema e kompensimi­t të dritave te pensionist­ët. Ndërkohë që, çdo vit nga arka e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dalin rreth 15 milionë dollarë për rimbursimi­n e kësaj kategorie, pa përfshirë këtu kategoritë e tjera, që po ashtu janë pjesë e skemës së rimbursimi­t. Së fundmi, në radhët e përfituesv­e janë përfshirë edhe pensionist­ët në fshat dhe të gjithë ata që trajtohen me pension social. Nisur nga kostoja e lartë që rëndon në buxhet, nuk parashikoh­et zgjerim i mëtejshëm i kategorive përfituese. Skema për kompensimi­n e dritave ka nisur të aplikohet që prej vitit 2015, atëherë kur qeveria vendosi të heqë fashën për konsumimin deri në 300 kilovatë orë. Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike u pasua nga vendimi i rimbursimi­t të kategorive në nevojë, përfshirë këtu edhe pensionist­ët që zënë edhe peshën më të madhe në skemë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania