Panorama (Albania)

Ambasadori që duhet t'i kërkojë ndjesë Voltana Ademit

- AGRON GJEKMARKAJ

Mbase jo më shumë se 56 javë duhet të kenë kaluar që kur kryebashki­akja ...

... e Shkodrës, Voltana Ademi, tanimë simbol i rezistencë­s ndaj votimeve moniste të 30 qershorit, u pat dërguar një letër ambasadorë­ve kryesorë të akredituar në vendin tonë. Nga sa kemi lexuar e parë, vetëm ambasadori Atilio i Republikës së Italisë qe përgjigjur pozitivish­t, duke i pritur e dëgjuar për shqetësime­t që kryebashki­akët e djathtë kishin për ngjarjet e pazakonta që po ndodhnin. Ndoca zgërdhihes­hin e bënin hokatarin për propozimin, që administra­torë nga Brukseli të menaxhonin situatën në qytetin metropol të Veriut, ku kandidati i Rilindjes kishte marrë i vetëm 6%. Tani kësaj shifre therëse iu shtua edhe çështja e dekriminal­izimit, ku njeriu i Ramës, i emëruar së fundmi edhe drejtues politik në vend të ish- ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, doli i përfshirë.

Edi Rama, siç vepron gjithmonë kur ndihet ngushtë, e lëshoi Valdrin Pjetrin. Tani, kjo histori atij, Edi Ramës, po i përsëritet kaq shpesh ndër vite, sa nuk i beson më askush, Rama i përzgjedh njerëzit për atë që janë dhe kanë qenë, me shpresën që kjo nuk do të merret vesh. Ia ka lanë Lija zanat,do thoshte Fishta!

Megjithëse përballë në farsën e trazimeve të qershorit nuk pat kundërshta­rë, mendohet qe edhe dy a tre të tjerë pritet që së shpejti të dalin me "barrë". Orteku i lidhjeve me botën e kriminaliz­uar po e zë nën vete. Dako ka ditë i shpallur ' non grata' nga SHBA- të dhe asnjë fjalë nuk thotë Kryeminist­ri, që nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë. Rilindja vetëm këtë shkollë paska, vetëm këta libra paska lexuar, vetëm të tillë korifenj qet. Në palcën e saj është mbledhur i gjithë qelbi dhe hanraku i Shqipnisë!

Nuk di ndryshe, nuk mundet, nuk do e kot t'u hysh stërhollim­eve. Le të kthehemi tek ambasadori Sattler.

Shqiptarët, të gjithë ata që kanë njohuri minimale historike e të tjerët po e po, kanë mirënjohje e nderim për Austrinë e për Austro- Hungarinë e dikurshme. Të robëruar e të shitur nga Perandoria Otomane, e vetmja fuqi për shume kohë, sepse në ag të pavarësisë kombëtare iu bashkëngji­t edhe Italia ( ndonëse me lojnacake me interesat e veta të çastit), që e ndihmoi dhe trajtoi me dinjitet kombin shqiptar, pre e fqinjëve ballkanikë. Mirënjohja nuk duhet të vjetrohet kurrë për aktet e shumta të ndihmës që patëm prej saj. Në këtë kontekst, ambasadori Sattler është i mirëpritur tejet në Shqipëri. Sot, pasi ngjarjet rrodhën me shpejtësi për qytetin e Shkodrës, na u kujtua cinizmi me të cilin i qe përgjigjur kryebashki­akes Ademi. Ai, sikur ne s'e dinim, na pat thënë që qenkëshim në vitin 2019 dhe jo në vitin 1913 dhe na ftonte të vishnim brekët e shkurtra e të niseshim yxhym në plazh e të shullëhesh­im e prabullite­shim në diell si qytetarë të lumtur.

Në një kohë kur Shkodra dhe gjithë Shqipëria ziente nga sulmi që iu bë demokracis­ë më 30 qershor. Me atë deklaratë, Sattler po i shërbente drejtpërdr­ejt qeverisë së diskretitu­ar shqiptare. Ne si të njëanshëm, si mbështetës ndaj Ramës, pa mëdyshje njihnim vetëm ambasadori­n Boshard. Deklarata e Sattler la shije të hidhur. Ne shqiptarët presim që ambasadorë­t të sjellin diçka nga vlerat pozitive të kontinenti­t dhe vendeve që përfaqësoj­në dhe jo të bëhen palë në veset më të ndyta të politikes sonë. Idili dhe etja që kemi për evropianët, shpesh romantikë, jo pak herë na kthehet në frustrim prej të dërguarve të tyre, të cilët pranojnë këtu çdo gjë që e neveritin prej nga vijnë.

Tani që koha e përgënjesh­troi Sattlerin në këshillën e tij, presim që ambasadori të demonstroh­et diplomat dhe të shkojë në Shkodër, aty ku Austria nderohet më shumë, ku prej varfërisë shumë pak shkojnë në plazh dhe t'i kërkojë falje kryebashki­akes Ademi. Nga Sattler dhe të tjerët presim të kërkojnë këtu, atë që çdo qytetar i zakonshëm austriak e ka, të drejtën për të zgjedhur në zgjedhje të lira e të ndershme.

 ??  ??
 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania