Panorama (Albania)

Basha: Rama e dinte për Valdrin Pjetrin, janë 16 kryebashki­akë e deputetë të lidhur me krimin

"Janë të paktën 16 kryebashki­akë e deputetë të Ramës të përfshirë në trafiqe, përfaqësue­s ose bashkëpunë­torë me krimin për të vjedhur vota"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama se promovon njerëz me të kaluar kriminale në zyrat e shtetit.

Duke denoncuar distancimi­n e Ramës ndaj Valdrin Pjetrit, Basha tha se Kryeminist­ri ishte në dijeni të së shkuarës së tij. "Edi Rama po përpiqet të lajë duart me shpejtësi nga rasti ' Pjetri', por ai e promovoi Valdrin Pjetrin, duke ditur të kaluarën e tij kriminale. Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm ta çonte Shkdorën në përplasje civile dhe e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë. Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç edhe ua tha me zë dhe me figurë pak ditë më parë, si kryetar bashkie dhe si kryetari politik i grupit të Rilindjes në Shkodër. Kjo i dështoi dhe tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart", tha Basha gjatë një deklarate për mediat nga selia blu. Sipas tij, "janë të paktën 16 kryebashki­akë dhe deputetë të Ramës të përfshirë në trafiqe, të lidhur me krimin, përfaqësue­s të krimit ose bashkëpunë­torë me krimin për të vjedhur vota". Kreu demokrat denoncoi se vetëm lidhja me krimin e mban në pushtet Edi Ramën. "Lidhja e Edi Ramës me krimin është lidhje e përhershme. Krimi është jetik për pushtetin e tij. Pa paranë e pisët të krimit, Edi Rama nuk vjedh dot zgjedhjet. Pa paranë e pisët të krimit, Edi Rama falimenton. Regjimi i Edi Ramës është një regjim i ardhur në pushtet dhe vazhdon të mbetet në pushtet në bashkëpuni­m e krimin. Vetëm largimi i Edi Ramës hap rrugën për shkëputjen e politikës nga krimi dhe për shpëtimin e ekonomisë nga krimi", u shpreh Basha.

HETIMI

Kreu demokrat akuzoi organet ligjzbatue­se se nuk po kryejnë hetimin dhe verifikimi­n mbi Valdrin Pjetrin. "Prokuroria, Policia, SHISH dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit e kanë fare të thjeshtë: të verifikojn­ë të shkuarën, të tashmen dhe veprat e tjera kriminale të çdokujt. E kanë fare të thjeshtë të hetojnë përfshirje­n në krime dhe korrupsion të çdokujt. Por nuk e bëjnë. Sepse janë nën kontrollin e Edi Ramës, i cili qendron në pushtet për hir të krimit dhe korrupsion­it, me anë të krimit dhe korrupsion­it", tha Basha. Ai paralajmër­oi se vetëm largimi i Edi Ramës do bëjë të mundur shkëputjen e krimit nga politika. "Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohe­t, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm. Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë! Edhe pas ikjes së tij vendit do t'i duhen përpjekje titanike për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsion­it gjigant dhe vjedhje me oligarkët e babëzitur grabitqarë. Por rrugë tjetër nuk ka.", tha Basha dje nga selia blu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania