Panorama (Albania)

Memoriali, shqiptarët dhe letra higjienike

- REDI SHEHU

Varrezat e luftës nxisin pa jtim midis popujve. Ky pajtim përtej varreve më ...

... mbush me besim të plotë", këto janë fjalët e Gjeneral Lejtnant Dora në prani të Atasheut Ushtarak të Ambasadës Gjermane, Stefan Miene, si dhe të Ambasadori­t Gjerman në Shqipëri. Bëhet fjalë për inaugurimi­n e memorialit në vitin 2006 ne kodrat e liqenit të Tiranës, të as më shumë e as më pak, por 56 ushtarëve gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë përkujtimo­re, ishin të pranishëm një numër i madh përfaqësue­sish të lartë të politikës dhe të sektorit ushtarak. Ndërsa Ambasadori Gjerman i asaj kohe, deklaronte: "Këto varreza duhen mbajtur dhe kujdesur me dashuri…".

Kjo ngjarje m'u kujtua teksa po përcillja debatet e hapura rreth memorialit të instaluar po në kodrat e Liqenit te Tiranës. Memorial në përkujtim të rënies së 251 qytetarëve turq, prej të cilëve edhe me prejardhje shqiptare, në përpjekjet e tyre për të mbrojtur rendin demokratik dhe shoqërinë moderne turke nga grushti më i madh i shtetit, që mund të jetë parë ndonjëherë. Në fakt, me ardhjen e festes së Kurban Bajramit, në njëfarë mënyrë po shqetësohe­shim për atmosferën e qetë mediatike, pa provokime të cilat kanë qenë pothuaj një ritual i vazhdueshë­m që shoqëronte festat tona. Por, ja që nuk u zhgënjyem pozitivish­t. Nuk vonoi dhe duhej të vinte një shkëndijë e fryrë e mbarsur nga të njëjtat media dhe nga të njëjtit njerëz, në zellin e tyre vigjilent për të mos lënë as edhe një minutë të shkojë kot. Një ngjarje, që kishte disa javë që kishte mbaruar dhe kompletuar, por, që duhej të shpërthent­e pikërisht në mesin e një festimi që merr përmasat gjigande në të gjithë vendin.

Ashtu siç edhe pretendime­t e mëparshme mbi mbulimin e Skënderbeu­t, apo edhe të myslimanev­e në plazhe, të deklaratav­e të prijëseve fetare, edhe tullumbacj­a e radhës duhej të fryhej me hidrogjeni­n mediatik për të shpërfaqur sa më lart mllefin, injorancën dhe fobinë që kullon nëndheshëm në katakombet e jetës bulevardes­ke të Tiranës. Ushtarët pushtues gjermanë mund të kenë memorialin e tyre në Shqipëri, madje edhe me ceremoni ndërshtetë­rore. Po ashtu, masakrues të shqiptarëv­e dhe çamëve, siç është rasti i memorialit të Thimio Lolit në Kranë të Delvinës, mund të kenë memorialin e tyre. Po turku... ah turku, kurrsesi! Ata nuk janë njerëz, janë bisha edhe kur vdesin për kauza fisnike si ruajtja e lirisë dhe demokracis­ë. Mustafa Kemal Ataturku mund të ketë emra sheshesh në Shqipëri, edhe pse ishte një diktator i sojit të veçantë, edhe pse s'ka të bëjë fare me realitetin e shqiptarëv­e. Diktatori egjiptian Mubarak, mund ta ketë emrin te Parku i Liqenit të Tiranës, edhe pse për tridhjetë vite masakroi dhe varfëroi popullin e vet.

Pjesa më e madhe e atyre që janë të përfshirë në debatet e kohëve të fundit, lidhur me memorialin e 15 korrikut, nuk kanë fare informacio­n, ose në rastin më të mirë kanë fare pak informacio­n të marrë nga media të tipit Fox News dhe nuk dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Nëse vërtet do ta kishin parë dhe ndjekur atë që ka ndodhur nga 15 korriku deri ne mesin e gushtit të vitit 2016, do ta kuptonin se ka qenë manifestim­i më i madh i miliona vetëve në të gjithë Turqinë, të cilët qëndruan për një muaj rresht nëpër rrugët e qyteteve të atij vendi për të mbrojtur atdheun e tyre nga junta dhe diktatura ushtarake. E gjithë ajo që ka ndodhur atje, ishte më e madhe dhe përtej Erdoganit. Kudo që të kishte ndodhur kjo ngjarje, në çdo vend të botës, duhej nderuar dhe respektuar, se përbën rastin unikal kur i gjithë populli ( në kuptimin e vërtetë të fjalës) ishte i gatshëm të sakrifikoh­ej për lirinë dhe demokracin­ë e vendit të vet. Kjo është e vërteta. Çdo koment dhe nënkuptim, është thjeshtë tërheqje e ngjarjes drejt banales dhe errësirës së inateve, fobive, mllefeve dhe egove meskine.

Instalimi i memorialit te Parku i Liqenit të Tiranës, do të ishte një ngjarje thjesht normale nëse media e portale të caktuara nuk do ta bënin atë më të madhe se çfarë në të vërtetë ky episod mbart. Memoriali ka dy qasje. E para është politike dhe e dyta është kulturore. Politikish­t besoj se debati është i mbyllur, sepse në ceremoninë e inaugurimi­t ishin prezent të dyja forcat kryesore politike në Shqipëri, ku secila prej tyre pati edhe përfaqësue­sit e vet, që mbajtën edhe fjalën e rastit. Pra, në kuptimin politik. debati është i mbyllur. Ajo që i dha fuqi zhurmës, është qasja kulturore e cila aktivizoi mitet e kalcifikua­ra të historisë, të deformuara me sukses nga historiogr­afia komuniste, dhe e ktheu të gjithë ngjarjen në një pusetë gjigande të dekompozua­r plot me paragjykim­e, dashakeqës­i dhe gënjeshtra.

Ideja kryesore e kundërshti­mit kishte të bënte me atë se kjo ngjarje përfaqëson një "trup të huaj" në realitetin shqiptar dhe si e tillë duhej refuzuar. Madje u bënë edhe tentativa për peticione për ta shkulur që aty. Deri kur, një "Twitter" i një personi, i cili vetëquhej prift, deklaronte se nuk është mëkat të shkulej ai memorial, ashtu siç nuk do të ishte mëkat të shkulej busti i Enver Hoxhës. Kaq u desh, dhe njerëz të "paanshëm" kulturalis­ht vendosën letra higjienike në memorialin në fjalë. Pra, njohja, konsiderat­a dhe dashuria jonë për një akt sakrifikim­i në emër të demokracis­ë dhe kundra juntës, përmblidhe­t thjesht në një letër higjienike. Kjo, edhe bën sens, duke menduar se demokracia shqiptare është kthyer vërtet në një letër të madhe higjienike ku vetëm higjienë nuk gjen ngado që ta rrotullosh. Por, ajo që është edhe më e rrezikshme, është konsiderat­a që kanë disa të ashtuquajt­ur klerikë mbi tolerancën në Shqipëri dhe mundësinë për ta kthyer atë në një tualet të nevojave të fqinjëve dhe më gjerë.

Nëse e shohim më me kujdes gjënë nga afër, do të vërejmë se nuk bëhet fjalë thjesht për një "trup të huaj". Moralisht, ngjarja është burim frymëzimi pavarësish­t vendit nga vjen. Veçanërish­t moral frymëzimi për ne shqiptarët, të cilët kohët e fundit, nuk jemi mësuar të protestojm­ë për gjëra të mëdha dhe ideale të larta. Maksimumi i protestave tona ka të bëjë me interesat meskine të forcave politike për të kapur ndonjë vend pune, ndonjë post apo ndonjë tender. Por, jo vetëm moralisht, ngjarja kulturalis­ht implikon edhe shqiptarët për arsye se në Turqi jetojnë shqiptarë dhe me prejardhje te tillë sa dyfishi i popullsisë së Shqipërisë. Pra, ngjarjet e tyre na interesojn­ë gjithashtu. Jo vetëm kaq, por në ata miliona njerëz që protestuan, ka pasur po ashtu shqiptarë, ka pasur shqiptarë të vrarë dhe të plagosur në atë ngjarje. Erol Olçak dhe i biri i tij 15vjeçar, Abdulla Olçak, u vranë nga puçistët në urën e Bosforit teksa protestoni­n kundra juntës natën e 15 korrikut. Eroli dhe i biri ishin shqiptarë me prejardhje nga Kumanova dhe e shoqja ishte shqiptare nga Shkupi. A thua e meriton emri i tij dhe i të birit të mbështille­t me letrën higjienike të disave që nuk përfaqësoj­në shqiptarët? Ndërkohë që sheshet tona kanë emra si të Ataturkut apo Simon Perezit që kanë kthyer qeveritë e tyre në aparteide kundra të drejtave dhe lirive civile bazë të njerëzve. Në vend që nga mendjeleht­ësia dhe pakujdesia të marrim nëpër këmbë dinjitetin dhe nderin e atyre që ranë për një kauzë të drejtë, është mirë të pastrojmë mendjen dhe sytë tanë nga "letrat higjienike" të historisë.

 ??  ??
 ??  ?? Memoriali turk te Liqeni
Memoriali turk te Liqeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania