Panorama (Albania)

Mijëra në festë që ditën e parë, turistët nga Izraeli: “Birra Korça”, më cilësoja

Çifti nga Izraeli zgjat qëndrimin në Korçë për shkak të festës: "Na pëlqen atmosfera. Provuam ' Birra Korça', ishte mjaft cilësore"

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Mijëra shqiptarë dhe të huaj kanë mbushur rrugët e qytetit të Korçës për të dëfryer në natën e parë të festës së "Birra Korça". I cilësuar si eventi më i madh festiv në vend, Festa e Birrës mbledh çdo vit mijëra njerëz për të shijuar aromën e mrekullues­hme të birrës së freskët.

Emra të njohur të muzikës që do të jenë prezent në të 5 netët e festës, duke e kthyer Korçën në atraksioni­n kryesor të mbrëmjeve të nxehta të gushtit. Korça është qyteti lider për prodhimin e birrës dhe çdo vit organizohe­n festa të ndryshme gjatë gjithë vitit ku artikulli kryesor natyrisht është birra. Por festa më e madhe që tërheq mijëra vizitorë e turistë nga e gjithë bota dhe që zgjat 5 net është Festa e Birrës. 13 tenda të mëdha janë shpërndarë kudo në sipërfaqen ku organizohe­t festa, e cila si fokus ka gjallërimi­n e jetës në qytetin e serenatave. Një festë unike ku konsumohet birrë dhe ushqime tradiciona­le, të cilat shijojnë pa fund edhe nën atmosferën e muzikës live. I gjithë vendi ku është shtrirë festa është e pajisur me stola dhe tavolina druri, me një ndriçim të këndshëm e gota gjigande birre dekorative, ndërsa të gjithë bënin gëzuar me "Birra Korça". Nata e parë e festës u çel mbrëmë rreth orës 21: 00, por ishin të shumtë ata që iu drejtuan tavolinave prej orës 19: 00 për të zënë vendet dhe për të shijuar birrën Korça nën atmosferën e veçantë. Tradiciona­lisht, festivali starton me një urim për festën nga organizato­rët e më pas çdo stendë fillon t'u shërbejë birrë turistëve apo vendësve. Nata e parë u prit nga mijëra pjesëmarrë­s të kësaj feste, të cilët zgjodhën “Birrën Korça” si të vetmen shije të mbrëmjes. Në festë hyrja është falas, por shumë e vështirë të gjesh vende, ndërsa “Birra Korça” ofrohet me një çmim simbolik pasi përmes kësaj feste synohet që konsumator­i të jetë i kënaqur dhe të festojë. Në këtë natë të parë të gjithë u dyndën te festa e sapo gjenin një vend të lirë për t'u ulur, u drejtohesh­in stendave të "Birra Korça". Djemtë dhe vajzat ishin gati për të ofruar shërbimin e tyre për t'u mbushur gotat me birrë e për t'u thënë gëzuar të gjithëve. Nuk kishte rëndësi se në çfarë tavoline ishin ulur, të gjithë bënin "Gëzuar" me “Birra Korça”, jo vetëm tavolinës së tyre, por edhe të tjerëve, pasi me një gotë “Birra Korça” në dorë, nuk ka se si të mos jesh miqësor me të gjithë. Turistët shprehen të befasuar për mënyrën e organizimi­t të Festës së Birrës. Shumë prej tyre rikthehen çdo vit në Korçë, për të shijuar magjinë e saj, por ka dhe nga ata që shtyjnë datën e pushimeve për ta prekur nga afër. Pikërisht këtë ka bërë një çift nga Izraeli. Ata ndodheshin për vizitë në qytetin e Korçës dhe sot kishin datën për t'u larguar. Por, pasi mësuan se pikërisht sot niste Festa e Birrës, ata e zgjatën akoma qëndrimin në qytet për disa ditë të tjera. "Kishim ardhur rastësisht në Korçë për të vizituar qytetin dhe pasi morën vesh për festën, qëndruan për disa ditë tjera. Na pëlqen shumë atmosfera, duket e organizuar mirë. Provuam ' Birra Korça', sepse na thanë që është birra e qytetit. Ishte mjaft cilësore, shija e saj ishte mbresëlënë­se", shprehet çifti i turistëve nga Izraeli.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë festës në Korçë
Dje, gjatë festës në Korçë
 ??  ??
 ??  ?? Mand dhe Orit Rachmilovi­ci
Mand dhe Orit Rachmilovi­ci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania