Panorama (Albania)

Vrau pas sherrit për një balerinë, arrestohet shkodrani

Në maj të 2014- ës, 28- vjeçari vrau shtetasin Indrit Hylli në një lokal me muzikë live, pasi Hylli i mori një balerinë nga tavolina

- BLEONA METUSHI

Sadetin Erkoçeviq, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, gjatë një tjetër tentative për vrasje.

"Falë bashkëpuni­mit me qytetarët, parandaloh­et një vrasje dhe vihet në pranga një person shumë i kërkuar, me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore", njoftoi dje Policia në konferencë për shtyp. 28vjeçari Erkoçeviq, i cili njihet edhe me mbiemrin Lisi, është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi në vitin 2014 është përfshirë në një ngjarje me një të vdekur dhe një të plagosur dhe është dënuar si autor me 20 vite burg në total. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Shkodrës, sherri me pasojë vrasjen e një personi ka nisur për një balerinë dhe ka ndodhur në 10 maj 2014, te lokali "Enigma", në fshatin Zues, ku ka pasur muzikë live. Pasi kanë pirë disa pije, viktima Indrit Hylli ka marrë një balerinë nga tavolina e 28vjeçarit dhe ka kërcyer me të dhe pas kësaj ka nisur sherri, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës.

ARRESTIMI I konsiderua­ri nga Policia si person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, Erkoçeviq është arrestuar në rrugën "Bilal Xhaferri" në Tiranë, ndërsa Policia ishte njoftuar nga qytetarët për një person që bënte lëvizje të çuditshme. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20: 50 të së martës, kur është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariat­in e Policisë Nr. 2 Tiranë, se në rrugën "Bilal Xhaferi" ndodhej një person, i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete. Burime zyrtare thanë dje se Policia, pas lokalizimi­t të personit të dyshuar, e ka mbajtur nën kontroll atë, duke bërë të mundur që në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër, të identifiko­nin personin e dyshuar. "Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke e neutralizu­ar dhe shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër", njoftoi Polica.

SEKUESTRIM­I Pas ndalimit dhe kontrollit të ushtruar, Policia bëri me dije se 28- vjeçarit, që sipas uniformave blu do të kryente një vrasje në Tiranë, i është sekuestrua­r një armë zjarri me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për qitje. Në vitin 2018, Erkoçeviq është dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje me dashje dhe armëmbajtj­e pa leje. "Këtij shtetasi, në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë e tipit "Bereta", me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionev­e luftarake". Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I. Y. dhe ka plagosur një tjetër", shkruhej në njoftimin e Policisë.

 ??  ??
 ??  ?? Sadetin Erkoçeviq, dje gjatë arrestimit
Sadetin Erkoçeviq, dje gjatë arrestimit
 ??  ?? Arma e sekuestrua­r e 28- vjeçarit
Arma e sekuestrua­r e 28- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania