Panorama (Albania)

Raporti, dhunë e bullizëm në gjimnaze në sy të mësuesve

Çdo ditë, dy incidente mes adoleshent­ëve. Klasa, oborri e korridoret, mjediset ku ndodhin më shumë zënka

- BESARTA BASHA

Bullizëm e dhunë në gjimnaze, si në klasa dhe jashtë saj, me dhe pa praninë e mësuesve.

Këtë e vë në dukje raporti i fundit mbi punën e oficerëve të sigurisë në shkolla. Që kur “kujdestarë­t” u stacionuan në mjediset e brendshme në gjimnazet kryesore të vendit, në katër muaj janë raportuar plot 265 incidente, çka përkthehet në mesatarish­t dy incidente në ditë, të cilat janë zgjidhur ( apo janë në proces) nga personat e punësuar këtë vit shkollor posaçërish­t për këtë punë. Në rolin e një ndërmjetës­i, midis nxënësve, prindërve e mësuesve, oficerët e trajnuar kanë arritur të konstatojn­ë vetë më shumë se gjysmën e incidentev­e të ndodhura ( 60,4 për qind). Një argument shtesë ky që projekti për sigurinë, qysh në vitin e parë të tij, po funksionon. Por, sa efektivë rezultojnë të kenë qenë ata?! Sipas rasteve të mbledhura, nga 265 incidente, 238 prej tyre janë zgjidhur plotësisht, ndërsa vetëm 8,3% e tyre apo 22 raste rezultojnë me zgjidhje të pjesshme.

RAPORTI Në morinë e situatave problemati­ke midis të rinjve, bullizmi është shqetësimi kryesor. Gati 15% të rasteve, të raportuara apo konstatuar­a kanë të bëjnë me këtë fenomen. Po aq problemati­ke janë edhe kërcënimet, moszbatimi i rregullore­s së shkollës, vjedhjet, shantazhet e deri te dhuna psikologji­ke e prishja e pronës. Lloji i incidentit me numrin më të madh të raportimit është dhuna fizike, me 36,2% të rasteve. Sipas raportit, oficerët e sigurisë janë ata që kanë konstatuar shumicën prej tyre, por nuk mungojnë edhe raportime nga nxënës, stafi pedagogjik, familjarë apo qoftë edhe roja e shkollës. Të vendosur në çdo qytet të vendit, oficerët e sigurisë, që në fakt nuk janë as policë e as mësues, janë vendosur qëllimisht persona të arsimuar të rinj, me qëllim që të gjejnë gjuhën e komunikimi­t me adoleshent­ët. Sidoqoftë, Tirana, Shqipëria e Mesme dhe pjesa juglindore duket se kanë të rinjtë më problemati­kë, pasi nga këto qytete janë raportuar incidentet më të shumta në numër. Klasat, oborri i shkollës e korridoret duket se janë vendet ku ndodhin më shumë zënka. Por çudia më e madhe është se ato pranohen se ndodhin edhe në prani të mësuesve. Koha e largimit nga shkolla dhe ambientet sportive janë gjithashtu “të pëlqyera” nga të rinjtë për t’u zënë. Por, edhe pse oficeri i shkollës është aty, jo të gjithë preferojnë të flasin me të. Më pak se gjysma e rasteve ( 49,5%) rezultojnë ta kenë bërë këtë, ndërsa pjesa tjetër jo. Më problemati­k është fakti që në 30% të rasteve, incidenti ka pasuar në lëndime fizike. Nga katër muaj vëzhgim, gati gjysma e tyre mësohet të kenë ndodhur brenda majit ( 45,8%), kur edhe pretendohe­t të jetë konsolidua­r më tepër prania e oficerëve në gjimnaze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania