Panorama (Albania)

Topalli sulmon Bashën: Shkodrën ia le Valdrinit

Reagon PD: E promovove ti Valdrinin në poste drejtuese

- Jozefina Topalli

Ish- nënkryetar­ja e Partisë Demokratik­e, Jozefina Topalli, reagoi dje pas rastit "Pjetri", duke akuzuar kreun demokrat, Lulzim Basha, se ia la Shkodrën të lirë socialistë­ve duke mos marrë pjesë në zgjedhje. "Koha vetëm po konfirmon atë që unë besoj dhe kam përsëritur vazhdimish­t, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajnë reciprokis­ht njëri- tjetrin, dhe ndajnë interesa të mëdha mes tyre. Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për Kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti, Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë, Valdrini as në ëndërr nuk shihte karrigen e Kryetarit të Bashkisë. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama. Mbi të gjitha, je tepër i vonuar në luftën kundër krimit. Në Shkodër, qytetarët prej disa muajsh, tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës të komprometu­ar të Valdrinit. Por ti për muaj nuk fole. Ashtu siç nuk fole për vite për Mark Frrokun e kompaninë e tij. Ti, Lul, nuk mbulon dot shpartalli­min që i bëre PD- së me vendimet tuaja personale antidemokr­atike, që i more vetëm për të mbrojtur karrigen tënde. Po të mos ishte Lulzim Basha, sot Shkodra e shumë bashki të tjera nuk do binin në duart e PS- së e krimit", shprehet zonja Topalli. Sipas saj, djegia e mandateve ishte goditja më e madhe për opozitën. "Djegia e mandateve nga LB ishte një kambanë e fortë për ata që kanë minimumin e përgjegjës­isë mbi rrezikun që sjell papërgjegj­ësia e një njeriu, që nuk e vret ndërgjegjj­a për asgjë. Në vitin 1946, i pushkatuan deputet e opozitës, por mandatet nuk i tradhtuan", shkruan zonja Topalli. I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi nga Partia Demokratik­e e Shkodrës, që i kujton ishnënkrye­tares së PD- së se ka qenë ajo që e ka emëruar Valdrin Pjetrin në poste drejtuese, gjatë qeverisjes së PD- së. "Sa herë Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe kryetarin Basha! Rastësi apo shërbim ndaj Ramës, këtë e gjykojnë vetë qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë! Çudia është se s'kishte asnjë fjalë për Valdrinin, si trafikant i dënuar droge! Asnjë fjalë për Ramën që përdhosi dinjitetin e qytetarëve të Shkodrës me kandidatin e dënuar për trafik droge! Me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributi­n e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste PD- ja, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoje Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratik­e. Koha kur interesi i demokratëv­e nëpërkëmbe­j për interesa personale, ka marrë fund! Këtë duhet ta kuptojë edhe znj. Topalli!", thuhet në reagimin e PD- së Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania