Panorama (Albania)

Verifikimi, PD kërkon informacio­ne nga Prokuroria "Reagimi s'ka ardhur ende, po zhbën qëllimin e dekriminal­izimit"

"Valdrin Pjetri, i dënuar me vendim të formës së prerë"

- Gazment Bardhi

Partia Demokratik­e i ka dërguar Prokuroris­ë të dhënat konkrete që ajo publikoi një ditë më parë për Valdrin Pjetrin në Itali, i cili sipas saj rezulton i dënuar për trafik droge. Në një letër të sekretarit të përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, vihet në dukje se 13 ditë pas kërkesës së PD- së për verifikimi­n e Pjetrit sipas ligjit të dekriminal­izimit, nga Prokuroria nuk ka patur një reagim institucio­nal të shpejtë. "Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminal­izimit.", thuhet në komunikimi­n e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, duke i vënë në dispozicio­n informacio­nin që posedon për Valdrin Pjetrin. "Sipas këtyre të dhënave, rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale ' shpërndarj­e, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope', të kryer në bashkëpuni­m.", shkruan Bardhi. Për shkak të vonesës gati dyjavore të Prokuroris­ë, PD- j i kërkon organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimi­t që ka nisur dhe rezultatet e deritanish­me të këtij verifikimi. "Nisur nga interesi i lartë publik që parqet kjo çështje, Partia Demokratik­e e Shqipërisë ka pritur një verifikim dhe reagim institucio­nal të shpejtë nga ana e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminal­izimt. Konkretish­t, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionim­in e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në të, të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen e krimeve. Kjo masë ligjore aplikohet në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të mirëfunksi­onimit demokratik të organeve të qeverisjes vendore, nga ndikimi apo pjesëmarrj­a në politikbër­je dhe/ ose vendimmarr­je të personave të cilat janë dënuar sipas ligjit. Organi i Prokuroris­ë ka të gjitha instrument­et ligjore dhe institucio­nale për të kryer një verifikim të shpejtë dhe pa asnjë vonesë, nëse ka vullnet për të zbatuar ligjin. Është me rëndësi themelore për shtetin e së drejtës që ligji të arrijë qëllimin e tij përpara se të ketë prodhuar pasojat që synon të shmangë", thuhet në letrën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së.

 ??  ?? Faksimile e kërkesës së PD
Faksimile e kërkesës së PD
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania