Panorama (Albania)

Pjetri rrezikon shkarkimin, Shkodra në dorë të Metës

Presidenti do të duhet të caktojë një datë të re zgjedhjesh

-

Letrat e nxjerra nga selia blu u faktuan edhe nga Zëri i Amerikës, i cili theksoi se ato janë autentike, çka të bën të besosh se në Bashkinë e Shkodrës nuk do të mund të betohet kryetari i dal nga zgjedhjet e fundit lokale. Por, për këtë duhet pritur data 21 gusht kur është parashikua­r edhe mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, si edhe betimi i kryetarit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

NGËRÇI

Valdrin Pjetri është kryetari i ri i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, i cili mund të mos ta gëzojë asnjë ditë këtë detyrë. Pas nxjerrjes në publik të dokumentev­e, Kryeminist­ri Rama u shpreh se Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara, duke paralajmër­uar një shkarkim të tij pa u betuar ende. Kushtetuta ka parashikua­r se Kryeminist­ri mund të shkarkojë të zgjedhurin vendor, në rast të shkeljes së rëndë të Kushtetutë­s. Krahas kësaj, edhe ligji i Dekriminal­izimit parashikon ndërprerje­n e mandatit në momentin që vërtetohet se i zgjedhur është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës. Për rrjedhojë, ditën kur Prokuroria Shqiptare do t'i përcjell letrat KQZ, Pjetri do të humbas të drejtën për të qeverisur qytetin e Shkodrës. Por si do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë? Kjo mund të konsideroh­et edhe pyetja që do të thellojë edhe më shumë ngërçin institucio­nal të krijuar në vend. Nga një situatë e tensionuar politike ndërmjet maxhorancë­s dhe opozitës, topi në mënyrë të detyruar do të shkojë në fushën e Presidenti­t Meta. Jo sepse ai kërkon të bëhet protagonis­t, por se Kushtetuta dhe ligji ia ngarkon këtë detyrë. Konkretish­t, neni 10 i Kodit Zgjedhor dhe neni 115 i Kushtetutë­s thekson se në rast të ndërprerje­s së mandatit të të zgjedhurit vendor, Presidenti i Republikës cakton dekretin për zhvillim e zgjedhjeve të parakohshm­e jo më vonë se 48 orë nga marrja e vendimit. Përplasja A do ta dekretojë Presidenti Meta një datë të re zgjedhjesh për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të jepet vetëm nga Presidenti Meta. Përgjigje e cila do të përcaktojë një thellim të krizës institucio­nale apo një qetësim të ujërave ndërmjet tij dhe maxhorancë­s. Kreu i shtetit, në fillim të muajit qershor firmosi një dekret për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Ky dekret i tij u atakua në mënyrë indirekte në Kolegjin Zgjedhor, institucio­n ky që e rrëzoi këtë vendim të Presidenti­t dy herë. Herën e parë njohu 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe herën e dytë duke certifikua­r mandatet e këshillave bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Por Presidenti nuk e njohu këtë vendim me argumentin se vetëm Gjykata Kushtetues­e mund të shprehet mbi dekretet e tij. Ky institucio­n nuk mund të flasë, sepse prej rreth një viti nuk ekziston, përshkak se anëtarët i ngelën në testin e vetingut. Presidenti nga ana e tij vijoi më tej duke caktua datë 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në të gjithë vendin. Ky dekret i dytë i tij nuk u pranua nga maxhoranca. Kësisoj, nëse Meta do të caktoj një datë të dytë për Shkodrën, mund të duket si shenjë paqeje ndërmjet tij dhe Ramës. Nëse kreu i shtetit rishprehet se 30 qershori ka qenë ditë për votimet socialiste, dhe se nuk njeh Valdrin Pjetrin si të zgjedhur, atëherë Shkodra mund të mbetet pa drejtues deri në krijimin e Gjykatës Kushtetues­e për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve politike.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania