Panorama (Albania)

Vasili i përgjigjet Soreca - s: Reforma në Drejtësi, dështim

“Ju nuk paguheni që dera e BE të jetë e mbyllur për ne”

- ARISTIR LUMEZI Luigi Soreca Petrit Vasili

Zëvendëskr­yetari i LSI- së, Petrit Vasili, iu përgjigj dje deklaratës së ambasadori­t të BEsë në Tiranë, Luigi Soreca, i cili e cilësoi Reformën në Drejtësi si perlën e reformave.

Sipas nënkryetar­it të LSI, Reforma në Drejtësi është një dështim, një kapje dhe e degraduar, ndaj e këshillon Sorecën që ta shohë këtë reformë me syrin e 83 për qind të shqiptarëv­e. "Reforma në Drejtësi, u kap, u zhbë dhe degradoi, ndaj emrin e ka dështim dhe jo perlë!? Ambasadori Soreca thotë për Euronews: ' Reforma në Drejtësi është ndoshta ' perla e Shqipërisë', jashtë rajonit apo në botë'. Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s'ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për t'u kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit. Nuk është perlë drejtësia, që në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama, duke u bërë turpi i botës. Nuk është perlë Prokuroria që mbyll dosjet skandaloze, që janë të hapura nga mediat më të mëdha të botës. Nuk është perlë drejtësia që KLGJ dhe KLP mbushet me anëtarë të tyre pa asnjë integritet, fallsifika­torë, evazorë dhe spiunë të sigurimit. Nuk është perlë drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ- së, që refuzon dekretet e Presidenti­t për zgjedhjet", shkruan Vasili. Sipas tij, ambasadori i BE- së në Tiranë është aty për të thënë të vërtetat dhe jo për t'i mbuluar ato, pasi dështimi i Reformës në Drejtësi do ta lërë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian. "Nuk është perlë drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek unaza e re, teatri, koncesione­t etj. etj., por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria. Kjo lloj perlë po bën të lulëzoje krimi, droga korrupsion­i dhe paratë e pista dhe po e lë Shqipërinë jashtë BE- së. Ndaj i dashur ambasador Soreca, shihe me kurajë dhe në sy dështimin e drejtësisë, ashtu siç bëjnë mbi 83% e shqiptarëv­e që nuk besojnë më tek ajo. Po ta shohësh kështu si shqiptarët, edhe reformën mund ta kthejmë te 21- 22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europës mund t'i afrohemi sadopak. Ndryshe, i dashur ambasador, na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmo­në përpara fytyre, por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë", është shprehur Vasili. Dy ditë më parë, ambasadori i BEsë në Tiranë, Luigi Soreca, në një intervistë për Euronews deklaroi se Reforma në Drejtësi është perla e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania