Panorama (Albania)

Bilanci i vetingut, kush janë prokurorët dhe gjyqtarët që iu besua drejtësia

Në një vit e gjysmë, Komisioni ka shkarkuar 58 prokurorë dhe gjyqtarë, një pjesë tjetër janë larguar nga sistemi me dorëheqje

- BLEONA METUSHI

Rreth 170 subjekte rivlerësim­i kanë kaluar në sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, që prej seancës së parë që ka zhvilluar ky institucio­n.

Prokurorë, gjyqtarë dhe këshilltar­ë ligjor janë përballur me hetimin e trefishtë të KPK, ku një pjesë e konsiderue­shme e tyre nuk kanë arritur të konfirmohe­n në detyrë. I pari që doli përballë Komisionit, në seancë dëgjimore, është Fatos Lulaj, ishgjyqtar­i i Gjykatës Kushtetues­e. Lulaj u shkarkua pasi nuk justifikon­te dot pasurinë, dhe pas tij do të vinin seanca të tjera me personazhe të njohur të sistemit të drejtësisë, një pjesë e të cilëve nuk ia dolën të qëndronin në sistem. E kur kanë kaluar rreth 1 vit e gjysmë nga nisje e procesit të vetingut, janë kontrollua­r në të tria kriteret, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesiona­le, rreth 170 subjekte, prej të cilëve, 72 prokurorë e gjyqtarë janë konfirmuar për të vazhduar më tej. 58 subjekte nuk kanë arritur të marrin dritën jeshile dhe janë konsiderua­r të papërshtat­shëm për të dhënë drejtësi. Ndërkohë, procesi është ndërprerë për disa të tjerë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension.

FAZA E PARË Gjatë vitit të parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, dolën në seancë dëgjimore emra të rëndësishë­m të sistemit, siç ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e, institucio­ne që në përfundim të procesit të rivlerësim­it, dolën jashtë funksionit për shkak të shkarkimit të anëtarëve. Gjyqtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Gani Dizdari, Tomë Ndreca e Artan Zeneli u shkarkuan për pasurinë duke lënë bosh Gjykatën Kushtetues­e dhe atë të Lartën. Në radhët e prokurorëv­e të cilët nuk arritën të kalonin vetingun janë: drejtuesi i Prokuroris­ë së Tiranës, Dritan Rreshka, prokurorët i Tiranës, Gentian Trenova e Adriatik Cama. Procesit të rivlerësim­it nuk i shpëtuan edhe figura të tjera nga Prokuroria e Përgjithsh­me, siç ishte Rovena Gashi e shkarkuar, por edhe vetë Kryeprokur­orja Arta Marku, që u konfirmua .

FAZA E DYTË Në fazën e dytë të procesit të rivlerësim­it, KPK vlerësoi dhe pritet të vlerësojë në të tria kriteret kandidatët e mundshëm të SPAK, Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë. Gjatë këtij viti, kanë dalë në seancë dëgjimore edhe drejtues të gjykatave dhe prokuroriv­e në rrethe. Në fillim të këtij viti, ishte drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, që mes disa dyshimeve për pasurinë, arriti të konfirmohe­j në fazën e parë. Para KPK, dolën gjyqtarë dhe prokurorë të Krimeve, siç ishin Fehmi Petku dhe Idriz Mulkurti, tashmë të shkarkuar. Më tej, si kandidatë për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, me hetimin e trefishtë u përball edhe ish- drejtuesi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, i cili u konfirmua. Në sitë kanë kaluar edhe një pjesë e kandidatëv­e të SPAK, prej tyre deri më tani janë shkarkuar 2, Shkëlzen Cena dhe Eugen Beçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania