Panorama (Albania)

Procesi i Vetingut shkriu Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues­e

-

Gjykata Kushtetues­e, e cila duhet të kishte në total nëntë anëtarët e saj, nisi rrënimin në vitin 2016, kur gjyqtari Vladimir Kristo pasi i kishte mbaruar mandati në vitin 2015 dha dorëheqjen. Pas tij dorëheqjen e dhanë nga viti në vit edhe dy anëtarë të tjerë, Sokol Berberi dhe Besnik Imeraj. Pas dorëheqjev­e, procesi i vetingut i dha goditjen përfundimt­are institucio­nit më të lartë të drejtësisë në vend, që rrëzoi njëri pas tjetrit, 5 anëtarë, të cilët nuk arritën të kalonin testin e trefishtë, kryesisht për pasurinë, por pati raste edhe të gjyqtarëve të gjetur me probleme në kriterin e figurës. Vera e vitit 2018, e la Kushtetues­en me vetëm dy anëtarë, Vitore Tushën dhe Bashkim Dedjen, i cili disa muaj më parë u shkarkua nga Shkalla e Dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi u gjet me probleme në kriterin e pasurisë.

GJYKATA E LARTË Me shkarkimin e Xhezair Zaganjorit, Gjykata e Lartë mbeti me vetëm një anëtar, Ardian Dvoranin, i cili është edhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata duhet të ketë 19 anëtarë. Përpara nisjes së procesit të vetingut, 5 nga gjyqtarët e lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësim­it, ashtu sikurse është rasti i Ardian Dvoranit. Këtij të fundit, mandati i ka përfunduar në vitin 2014, megjithatë po qëndron në këtë detyrë derisa të zëvendësoh­et. Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezistuan fazës së parë të vetingut, deri me shkarkimin fillimisht të Edmond Islamajt, ndërsa dje edhe kryetari i Gjykatës, Xhezair Zaganjori. Të vetmit që kaluan me sukses vetingun ishin Mehdi Bici, që u largua pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ardian Dvorani, i cili aktualisht është në krye të KED- it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania