Panorama (Albania)

Kriminalit­eti, Lleshaj takim me drejtuesit e Policisë

Ministri caktoi detyra për drejtuesit për parandalim­in e ngjarjeve

-

Vrasjet e ndodhura në ditët e fundit dhe gjendja e kriminalit­etit detyruan ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që të zhvillojë një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor, të cilët raportuan për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm u ndal te nevoja e intensifik­imit të punës së drejtuesve dhe strukturav­e të Policisë së Shtetit kundër veprimtari­së së rëndë kriminale në vend. Më tej, ministri Lleshaj kërkoi rritjen e përpjekjev­e parandalue­se kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmë­ri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzoj­në këtë periudhë për qëllime kriminale. Gjatë takimit nuk munguan edhe kritikat për disa nga drejtuesit vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht. Lleshaj përcaktoi detyra, të cilat duhet të ndiqen në periudhën në vijim. "' Presingu' i mirëfilltë ndaj personave me profil kriminal, përfshirë edhe ata që kthehen në vend gjatë pushimeve, mbikëqyrja parandalue­se ndaj tyre, kontrollet e mjediseve të frekuentua­ra prej tyre, e automjetev­e dhe e veprimeve u përcaktuan si detyrë e dorës së parë", njoftoi dje Ministria e Brendshme. Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrollev­e për armëmbajtj­en pa leje në mjedise publike, si në qarkullimi­n rrugor, bare e diskoteka. Detyrat e caktuara nga ministri nuk ishin të drejtuara vetëm në parandalim­in e krimeve, por ai kërkoi angazhim edhe për menaxhimin efektiv të qarkullimi­t rrugor, në kushtet e rëndimit të tij për shkak të flukseve të mëdha dhe të sjelljes së papërshtat­shme të disa qytetarëve. Edhe për parandalim­in e kultivimit të kanabisit, Lleshaj kërkoi të ketë më shumë vigjilencë. "Lleshaj vuri theks të veçantë në masat kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ku evidentoi nevojën për vigjilencë të pandërprer­ë në këtë fushë. Të njëjtën vigjilencë kërkoi edhe në mbrojtjen nga zjarret në vend, në kushtet e thatësirës dhe temperatur­ave të larta, duke përcaktuar detyra për të gjitha strukturat e PSH", njoftoi Ministria. Gjatë takimit u pranua se Policia ka kapacitete të limituara njerëzore, teknike dhe financiare dhe për këtë, e vetmja rrugë e arsyeshme për sukses është bashkëpuni­mi me publikun. "Në këtë drejtim u kërkua përmirësim i komunikimi­t, tërheqje efektive e informacio­nit dhe reagim i shpejtë ndaj tij. Mbetet sfidë e rëndësishm­e e PSH gjetja e rrugëve për rritjen e pjesëmarrj­es së publikut në shërbim të sigurisë. Kushdo është i ftuar të ndajë me Policinë çdo informacio­n për persona të botës së krimit, ngjarje kriminale, kundërvajt­je të ndryshme penale, armëmbajtj­e pa leje, shkelje të rregullave të qarkullimi­t, zjarreve", shkruhet në njoftim.

 ??  ?? Dje, gjatë takimit të ministrit Lleshaj me drejtuesit e Policisë
Dje, gjatë takimit të ministrit Lleshaj me drejtuesit e Policisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania