Panorama (Albania)

Kapet me 3 armë zjarri, arrestohet 47- vjeçari nga Peza

-

Policia e Tiranës arrestoi dje një 47- vjeçar për armëmbajtj­e pa leje. Duke iu referuar njoftimit të Policisë, shtetasit D. H. iu gjetën 3 armë zjarri, 1 në banesë dhe dy pranë saj. Operacioni është zhvilluar nga Komisariat­i Numër 6, pas disa të dhënave që kishin denoncuar qytetarë të ndryshëm. 47- vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe do të hetohet në vazhdim nga Prokuroria e Tiranës. Gjatë operacioni­t të Policisë janë sekuestrua­r edhe disa fishekë luftarakë. "Finalizohe­t një tjetër operacion në fushën e armëmbajtj­es pa leje. Falë bashkëpuni­mit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar ' PEZA', ku u sekuestrua­n 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarakë. Në pranga 47- vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak", njoftoi dje Policia.

OPERACIONI Duke iu referuar njoftimit të Policisë, kanë qenë disa informacio­ne të dhëna nga qytetarët që kanë zbuluar se 47- vjeçari kishte në posedim armë. Ky i fundit është arrestuar në banesën e tij, ku edhe është sekuestrua­r një nga armët. "Në zbatim të planit të masave për evidentimi­n dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtj­eje pa leje, falë edhe informacio­neve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë Kriminale të Komisariat­it të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacioni­n policor të koduar ' Peza', i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: D. H., 47 vjeç, banues në Ballashenj, Njësia Administra­tive Pezë", njoftoi dje Policia. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, sipas Policisë, u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë. Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n edhe dy armë zjarri të tjera, konkretish­t një automatik kallashnik­ov, një pushkë dhe 300 fishekë luftarakë. "Vijon puna në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim dokumentim­in e plotë ligjor të veprimtari­së kriminale të shtetasit D. H.", shkruhet në njoftimin e Policisë. Dy ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi ndalimin e një shtetasi kosovar me disa armë zjarri dhe lëndë plasëse, ndërsa operacione­t për arrestimin e personave që posedojnë armë pa leje, sipas Policisë vazhdojnë dhe rastet nuk janë të pakta.

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra
Armët e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania