Panorama (Albania)

U kapën me kanabis sativa, dy në pranga, e pësojnë edhe dy kryepleq

-

VLORE - Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Në gjendje të lirë do të hetohen dhe dy kryepleq të fshatrave Mifol dhe Aliban. Gjatë një aksioni antidrogë, Policia sekuestroi përveç një sasie prej 13 kg kanabis sativa, edhe një armë zjarri. Aksioni u krye në disa fshatra të Novoselës. Forcat e Rendit ndërhynë fillimisht në fshatin Aliban, pas informacio­neve për kultivim të bimëve narkotike. Blutë e Vlorës kanë ndërhyrë në orët e para të ditës së mërkurë në këtë fshat, ku KG KANABIS sativa u sekuestrua­n gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 44- vjeçarit të arrestuar në fshatin Mifol. Përveç lëndës narkotike, i prangosuri mbante të fshehur në banesë edhe një armë zjarri kallashnik­ov edhe janë konstatuar lëndët narkotike në formën e bimëve kanabis, duke bërë edhe asgjësimin e tyre. Në pranga përfundoi 53- vjeçari TH. N., banues në fshatin Aliban, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E. L., 33 vjeç, i cili sipas Policisë dyshohet të jetë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, të gjetura në fshatin Aliban. Operacioni i Policisë së Vlorës ka vijuar dhe në fshatin Mifol dhe pikërisht në banesën e A. L., 44 vjeç, ku pas kontrollit të ushtruar janë gjendur 13 kg lëndë narkotike kanabis, por edhe një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë. Pas arrestimit dhe shpalljes në kërkim të një tjetri, Policia e Vlorës ka proceduar penalisht për shpërdorim detyre edhe shtetasit N. D., me detyrë kryeplak i fshatit Mifol, dhe shtetasin DH. N., me detyrë kryeplak i fshatit Aliban. “Si rezultat i operacioni­t, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban. Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L. në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale: 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë”, bëhet e ditur nga Policia, pa saktësuar numrin e bimëve narkotike që u asgjësuan gjatë operacioni­t.

 ??  ?? Arma e sekuestrua­r në Mifol
Arma e sekuestrua­r në Mifol
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania