Panorama (Albania)

U kap me 19 pistoleta, pronari i klubit të natës: I bleva në Serbi

-

ELBASAN – U arrestua dy ditë më parë me 19 pistoleta, 51vjeçari nga Kosova, pronar i një klubi nate. Ylber Ademi është personi i arrestuar me armë dhe municione nga Forcat e Posaçme Operaciona­le. Shqiptari i Kosovës nga Podujeva u kap në aksin Elbasan- Peqin, pas informacio­neve se po kryente trafik armësh.

I arrestuari mësohet se kishte siguruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm nga Serbia dhe i kishte sjellë në vendin tonë për t’i shitur. Përveç armëve, 51- vjeçarit iu zbuluan në automjet municione dhe lëndë plasëse. Të gjitha këto, ai i kishte fshehur në vende të ndryshme në makinë, në motor, kabinë, bagazh e kroskot. I arrestuari dyshohet se e ka kryer edhe më parë trafikimin e armëve në vendin tonë. Hetuesit kanë dyshime të forta se armët dhe municionet do të përfundoni­n në duart e grupeve kriminale që veprojnë në Elbasan, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Gjatë marrjes në pyetje, 51- vjeçari nga Kosova nuk ka treguar destinacio­nin final të armëve, por ka rrëfyer se ato i ka marrë në Serbi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarakë, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithsh­me 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transporto­nte armët. Ylber Ademi rezulton se është pronar i një klubi nate në Podujevë. 51- vjeçari dyshohet se është person i përfshirë në botën e krimit, në trafik armësh dhe droge. Madje, edhe në arredimin e ambienteve të brendshme të lokalit, në qendër shfaqet personazhi kryesor i filmit të njohur mafioz “The Godfather”, Vito Corleone.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania