Panorama (Albania)

“Shtëpia e Birra Korça” tejmbushet nga vizitorët

Turistët: Birra e freskët është e shkëlqyer, të shijon pafund

-

"Shtëpia e Birra Korça" për këtë edicion të Festës së Birrës ka rritur kapaciteti­n pritës, në mënyrë që t'u ofrojë shërbim sa më shumë turistëve vendës dhe të huaj. Në natën e parë të Festës së Birrës, restoranti ka qenë plot e përplot.

Tingujt e këndshëm të muzikës e kanë kthyer mbrëmjen në çaste të paharruesh­me për të gjithë. Dy shokë, Nexhmi Shahini dhe Edi Shahini, së bashku me familjet e tyre zgjodhën që këtë festë birre ta kalojnë në restoranti­n e "Birra Korça". Një darkë nën shoqërinë e njëri- tjetrit, me shijen e padiskutue­shme të birrës, ata shprehen se kanë shkuar në Korçë posaçërish­t për birrën e qytetit. "Vijmë nga Kavaja. Kemi ardhur enkas për "Birrën Korça". Këtu gjithçka ka shije. Birra është e shkëlqyer, e freskët, ka aromë shumë të mirë, nuk të deh dhe të shijon pafund. Ajo që na pëlqeu është restoranti. E gjithë kjo hapësirë e sistemuar dhe plot me njerëz, të jep shijen e vërtetë të Korçës", shprehet Edi Shahini. Gjatë ditëve të festës, por edhe në përfundim të saj, "Shtëpia e Birra Korça" do të mirëpresë vizitorë që kërkojnë krahas shijes së birrës, të provojnë dhe gatime tradiciona­le të servirura me aq kujdes nga stafi. Ndërkohë shumë pjesëmarrë­s kanë shijuar “Birra Korça” në qendër të qytetit. Mike Koehler ka ardhur nga Gjermania posaçërish­t për Festën e Birrës. Ai vjen nga një vend që e ka shpikur një festë të tillë, por për të, festa që organizohe­t në Korçë, është më e bukur. "Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri për Festën e Birrës. Kam qenë dhe në vitin 2011. Shoh që organizimi është përmirësua­r. Ndryshe nga se ndodh në Gjermani, ku bëhet një festë komerciale, këtu është autentike. Të gjithë e shijojnë. Birra është shumë e mirë. Sa herë vij në Shqipëri, provoj ‘ Birra Korça’. Po shijoj një atmosferë të veçantë. Do të qëndroj për të pesta netët, jam me disa miq të mi", deklaron turisti nga Gjermania. Ndërsa një emigrant shqiptar që jeton në Norvegji, shprehet se ka ardhur bashkë me shumë miq të tij për t'u argëtuar në Festën e Birrës. “' Birra Korça' është shumë cilësore. Do ta shikojmë gjithë natën", shprehet ai.

Kemi erdhur enkas për ‘ Birrën Korça’. Birra është e shkëlqyer, e freskët, ka aromë shumë të mirë, nuk të deh dhe të shijon pafund. Ajo që na pëlqeu është restoranti

 ??  ?? Vizitorë nga Kavaja në restoranti­n e “Birra Korça”
Vizitorë nga Kavaja në restoranti­n e “Birra Korça”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania