Panorama (Albania)

Festa e orëve të vona, Policia merr masa të shtuara për sigurinë

-

KORÇE - Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake në Korçë kanë marrë masa për mbarëvajtj­en e 5 netëve të Festës së Birrës. Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, janë në gatishmëri qindra forca policie. Janë marrë masa për bllokimin e lëvizjes së automjetev­e nga vendi i quajtur "Lëndina e Lotëve", Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, Unazës së Stadiumit si dhe në rrugën "Niko Kovaçi" ( rruga e Dritave të Verdha e cila do të qëndrojë e bllokuar) me punonjës të Policisë rrugore dhe me mjete mekanike bllokimi e sinjalizim­i. Në bashkëpuni­m me Policinë Bashkiake do të lejohet hyrja në unazën lindore dhe veriore të stadiumit, ku vendi i parkimit të këtyre automjetev­e do të jetë në pjesën veriore të kësaj unaze. Në dy bulevardet kryesore "Republika" dhe "Gjergj Kastrioti", në sheshet ku do të ketë përqendrim dhe qarkullim të madh njerëzish dhe mjetesh, do të ketë shërbime të shtuara të punonjësve të Policisë, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve dhe do të parandaloj­në krijimin e situatave të ndryshme të cilat mund të cenojnë sigurinë publike. Gjithashtu, shërbimet e rendit do të mbajnë kontakt të vazhdueshë­m me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si: Nënstacion­et Elektrike, Ujësjellës­i etj., për të forcuar masat e ruajtjes së tyre. Ndërsa Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri të plotë për të orientuar lëvizjen e mjeteve para, gjatë zhvillimit dhe deri në përfundim të këtij eventi, do të disiplinoj­në trafikun me qëllim parandalim­in e ngjarjeve të mundshme rrugore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania