Panorama (Albania)

“Si i përjetova dënimet në Bllok, njohja me Mehmetin e Kadriun”

“I kam ndjekur me dhimbje kur i hiqnin nga Blloku, kur sulmonin Mehmetin apo Kadriun nëpër plenume”

-

njohur personin. Po si mund të mendohet që ai nuk ishte mirë mendërisht?! Unë nuk kam qenë mjeku i vetëm i tij. Pas infarktit u ngrit një ekip mjekësor dhe të gjithë janë dëshmitarë. Por nuk ka qenë e vështirë për ta kuptuar edhe nga vetë publiku. E shoqja e tij ka qenë një grua e jashtëzako­nshme, në kuptimin e përkushtim­it që kishte ndaj të shoqit, që e adhuronte atë, që shërbimin dhe përkushtim­in ndaj tij nuk e quante vetëm detyrë familjare, por edhe detyrë partie, detyrë kombëtare. Ajo jetonte me ankthin se si do të përgjigjej nëse diçka nuk shkonte mirë. Ajo ka qenë gjithnjë e varur prej tij. Edhe CISA ka qenë e interesuar për raportin mes atyre të dyve dhe ka arritur në përfundimi­n se ai që merrte vendimet ishte gjithnjë ai. Ajo nuk ishte njeri që merrte pjesë në marrjen e vendimeve të mëdha. Kjo është fabul që është ngritur...

Ju keni përjetuar një rast, atë të sëmundjes nga apendiciti të djalit të Enver Hoxhës, çka çoi edhe në largimin tuaj, si u kthyet sërish?

Ka ndodhur që unë isha shkëputur, punoja në spital dhe jepja mësim në fakultet, kur Hysni Kapo më merr në telefon dhe më thotë që duhej të nisesha urgjentish­t, pasi më kërkonte vetë shoku Enver. Madje, ai edhe u shfajësua në njëfarë mënyre, duke thënë që ndoshta u nxituan asokohe, pasi profesiona­lisht apendiciti nuk ishte pjesë e fushës sime, por ishte një gabim që duhej evituar. Ai më kishte kërkuar, por kur i shkova në mëngjes, ai po lexonte gazetën poshtë një mështekne te vila e tij në Durrës dhe aktroi duke bërë si i befasuar që më pa. Ishte sadisfaksi­on për mua, por edhe përgjegjës­i më e madhe ky rikthim.

A patët frikë se nga ky rast mund të kishte “koka të prera”, ashtu si edhe në politikë, edhe në shëndetësi?

Ndoshta unë isha pak naiv, ndoshta sepse isha i ri dhe nuk mendoja se kisha bërë ndonjë gabim me dashje. Ishte bërë një gabim, që nuk më përkiste mua dhe ç’ishte kryesorja, nuk ishte bërë me dashje. Një koleg imi, ai po ishte shumë i frikësuar, pasi kishte edhe fëmijë. Por u bë njëfarë “gjyqi” për ne, një analizë e ngjarjes, ku erdhi vetëm ministri i Shëndetësi­së. Ne të tre morëm nga një vërejtje. Ç’është e vërteta, Sulo Gradeci e kishte hedhur një fjalë se mund ta kishim bërë edhe me qëllim armiqësor për të dëmtuar shokun Enver. Por për fat të mirë nuk u interpretu­a kështu, nuk u mor asnjë masë partie, por u trajtua si një ngjarje që ndodh në shëndetësi dhe me kaq u mbyll. U mbyll edhe me kthimin tim atje, pasi nuk kishte shumë mjekë të specializu­ar për diabetin dhe mënjanimi im dhe i profesor Hoxhës nuk i bënte mirë mjekimit të tij. Pse nuk mori mjekë të huaj? Ai nuk donte mjekë të huaj. Me Miliezin kishte miqësi, por e kam cituar nga libri i Ramiz Alisë, kur thoshte se “nëse doni të më sillni mjekë të huaj, e keni kot, unë kam besim te mjekët tanë”. Si i keni përjetuar dënimet e “grupeve armiqësore?” Me dhimbje, sepse nuk kam besuar për asnjë që ka qenë armik, pasi i kam njohur, i kam vizituar, më kanë respektuar. Kam njohur Mehmet Shehun, Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun.. Por nuk ishte puna vetëm tek ata. Ata kishin gra, fëmijë, nëna.. Unë i njihja të gjithë dhe ishte shumë e dhimbshme. Nuk e di se si e percepton lexuesi, por i kam ndjekur me dhimbje kur i hiqnin nga Blloku, apo kur sulmonin Mehmetin apo Kadriun nëpër plenume. Ndoshta ata kishin gabimet e tyre, nuk po marr veprën e tyre në mbrojtje, por pavarësish­t asaj çfarë ata përfaqëson­in, unë ndalem në aspektin njerëzor. Për shembull, Kadri Hazbiu gjente kohë të më dërgonte për çdo ditëlindje apo Vit të Ri një kartolinë urimi. Unë isha mjek i ri dhe ky kujdes i tij ishte prekës. Dënimi i familjeve ishte shumë absurde. Fëmijët e Beqir Ballukut apo Kadri Hazbiut ishin të diplomuar, inxhinierë, arkitektë, ishin adultë, çfarë faji kishin bërë ata? Një i rritur është përgjegjës për veprimet e veta, jo për babain. Nëse babai kishte bërë faj, të dënohej, po bijtë pse çoheshin nëpër internime?! Koço Theodhosi ishte teknicien, nuk merrej me vijë ideologjik­e, i biri ishte piktor i talentuar, e bija arkitekte, si mund t’i flakësh tej kot?! Keni ruajtur lidhje me fëmijët e Enver Hoxhës? Nuk kemi ndonjë armiqësi, por nuk kemi as ndonjë miqësi të ngushtë. Kam prishur raportet me Sokolin dhe të shoqen për disa aludime të bëra prej saj, si për gjoja disa keqbërje nga ana ime. Ajo më akuzon mua personalis­ht se gjoja kam qenë bashkëpunë­tor me Ramizin dhe Sulo Gradecin. Kemi qenë shumë miq me ta dhe përpiqem të kujtoj vetëm anën pozitive të kësaj marrëdhëni­eje. Ç’raport keni pasur me Ismail Kadarenë? Në gjimnaz, të gjithë të rinjtë kanë ca shkëndijëz­a letrare, bënin ca vjersha, ca hartime të bukura.. dhe unë kam qenë një nga ata. Unë mezi prisja të lexoja diçka nga Kadare, sepse ai shënjoi një estetikë të re. Gjykimi për të ndahet në rrafshin letrar, si shkrimtar i madh; në ndikimin që ai ka pasur në shoqëri; dhe në jetën personale.

A bisedonte ai me ju për çështje pune, për letërsinë, për Kadarenë..?

Ai nuk fliste me askënd për çështje pune. Ai s’më ka pyetur asnjëherë si është gjendja e shëndetësi­së, sepse ndoshta unë do t’i kisha thënë diçka, por unë nga ana ime nuk guxoja t’i thosha diçka me iniciativë­n time, pasi mendoja që detyra ime ishte aq dhe se ai i ndiqte çështjet në rrugë institucio­nale, kishte anëtarë Byroje, ministër Shëndetësi­e dhe i merrte urdhrat nga ata. Ju ka ardhur keq për vdekjen e Enver Hoxhës? Patjetër. Si pacient, ishte dështim i misionit tim. Unë e kam parë si dështim. Ne mjekët kishim detyrë t’i zgjasnim jetën aq sa mundeshim. Nga viti 1973 deri në vitin 1985, falë bashkëpuni­mit të tij, por sidomos të Nexhmijes, e zgjatëm 12 vjet. Te “Murtaja”, Kamyja thotë se misioni i mjekut është i dështuar, përderisa vdekja që ai do të evitojë, në fund vjen. Dhe nuk ka lidhje se kush është ai që po vdes, por është një njeri që po vdes.

 ??  ?? Gjatë promovimit të librit “Blloku”, në Pogradec
Gjatë promovimit të librit “Blloku”, në Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania