Panorama (Albania)

Shkrumbohe­n pyjet në Evia, 200 zjarrfikës luftojnë me flakët

Tymi mbulon edhe Athinën, gjendja e jashtëzako­nshme vazhdon

-

Një pyll pishash i konsiderua­r deri më tani unik dhe i paprekur në ishullin grek të Evias është shkrumbuar nga flakët, që kanë nisur në orët e para të së martës dhe vazhdojnë ende, me gjithë përpjekjet e rreh 200 zjarrfikës­ve për t’i shuar ato.

Gjendja e emergjencë­s është deklaruar në ishujt me pyje të dendura në lindje të Athinës. Banorët në disa fshatra janë evakuuar dhe situata ka nxitur thirrje për ndihmë nga vende të tjera të Europës. Guvernator­i rajonal, Kostas Bakoyannis, tha për ‘ AFP’- në se kjo “Është një katastrofë e madhe ekologjike”. Më shumë se 200 zjarrfikës po ndihmojnë për të luftuar flakët, bashkë me 75 makina zjarrfikës­e, avionë dhe helikopter­ë ujëhedhës. Italia dhe Spanja kanë ofruar avionë ujëhedhës për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve në ishullin e dytë më të madh të Greqisë. Të tjera zjarre kanë nisur në ishullin Thassos, si dhe në rajonin qendror Viotia dhe Peloponez. Kishte gjithashtu një zjarr të raportuar në Peania, në periferi të Athinës. Tymi ka mbuluar edhe kryeqyteti­n grek të Athinës, 110 km larg nga ishulli. Zjarri ka nisur pas një fundjave me temperatur­a rreth 40 gradë celsius, me erëra të forta. Edhe pse situata u përmirësua pak të mërkurën, vatra të tjera zjarri vazhduan të sfidojnë përpjekjet e zjarrfikës­ve. Imazhet televizive treguan flakë dhe pllaka tymi të zi në malet e mbuluara me pisha. Televizion­i shtetëror njoftoi se rreth 28,000 hektarë pyll me pisha ishte kthyer në hi. Tymi u kap edhe nga imazhet satelitore të “Copernicus” të BE- së. “Copernicus”, sytë e Bashkimit Europian në tokë me dy satelitët “Sentinel- 3” në orbitë, kishte aktivizuar shërbimin e tij të menaxhimit të urgjencës për të ndihmuar në gjurmimin e zjarrit. Greqia shpesh përballet me zjarre gjatë muajve të verës dhe autoritete­t paralajmër­uan për rrezikun e lartë të flakëve këtë javë. Të hënën, një zjarr i madh pyjor që kërcënonte shtëpitë në Peania, periferi lindore e Athinës, u vu nën kontroll. Dy shtëpi u dogjën dhe pajisjet e transmetim­it radio u dëmtuan, por nuk kishte raportime për lëndime. Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisso­s, në Peloponez, u vu nën kontroll pas një beteje dyditore. Dy zjarre të tjera u shuan të shtunën në Maraton, afër Matit, vendpushim­i bregdetar që pësoi fatkeqësin­ë më të madhe të zjarrit vitin e kaluar. Greqia ka kaluar zjarre shkatërrue­se edhe gjatë verës së vitit të kaluar, që shkrumbuan pyje pishash rreth Athinës. Flakët e tmerrshme që depërtuan nëpër qytetin bregdetar të Matit, afër Athinës, në korrik 2018, vranë 102 njerëz brenda pak orëve. Autoritete­t u akuzuan për koordinim të dobët dhe reagim të ngadaltë.

 ??  ?? Nga përpjekjet për të shuar zjarret në Greqi
Nga përpjekjet për të shuar zjarret në Greqi
 ??  ?? Nga zjarret në Greqi
Nga zjarret në Greqi
 ??  ?? Helikopter duke hedhur ujë mbi zonën e zjarrit
Helikopter duke hedhur ujë mbi zonën e zjarrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania