Panorama (Albania)

“Pushtimi” i aeroportit në Hong Kong, Kina e krahason me terrorizmi­n

-

Pas paralajmër­imit se do të ndërhyjë nëse qeveria në Hong Kong nuk ia del dot me protestues­it, Kina i ka dënuar përleshjet e dhunshme si “sjellje që janë afër terrorizmi­t”. Ekspertët besojnë se rritja e retorikës së Kinës po paralajmër­on një ndërhyrje të afërt për shtypjen e protestave në Hong Kong. Pas disa ditësh me protesta paqësore në aeroportin ndërkombët­ar të Hong Kongut, të martën në mbrëmje kanë nisur përleshjet mes protestues­ve dhe policisë. Pamjet me video tregonin një oficer duke drejtuar armën e tij ndaj protestues­ve, që e rrahën me shkopin e tij të gomës. Kjo është hera e dytë brenda një jave që zyrtarët kinezë i kanë krahasuar protestat në Hong Kong me aktivitete terroriste. Disa vëzhgues besojnë se përdorimi i një gjuhe të tillë ka të ngjarë të rrisë mundësinë e ndërhyrjes nga Pekini. Zyrtarë në SHBA thanë se ishin “thellësish­t të shqetësuar nga raportet e lëvizjes paramilita­re kineze përgjatë kufirit të Hong Kongut” dhe i kërkuan Kinës të respektojë shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut. Hong Kongu, ish- koloni britanike, ka një status të veçantë me sistemin e vet juridik dhe gjyqësor dhe të drejtat dhe liritë përtej atyre në territorin e Kinës. Megjithatë, shumë aktivistë besojnë se deklaratat e Kinës përbëjnë kërcënim. Miliona qytetarë të Hong Kongut kanë marrë pjesë në 10 javë protesta antiqeveri­tare, duke kërkuar reforma demokratik­e dhe hetime për “egërsinë” e policisë. Protesta e fundit, një “pushtim” i aeroportit, shkaktoi anulimin e qindra fluturimev­e pasi protestues­it përshkallë­zuan veprimet e tyre. Të martën, protestues­it bllokuan udhëtarët që të hynin në fluturime, duke përdorur karroca bagazhesh për të ndërtuar barriera. Disa protestues mbanin shenja duke u kërkuar falje udhëtarëve për bezdisjen e shkaktuar nga demonstrat­at e tyre.

 ??  ?? Nga protesta në aeroportin e Hong Kongut
Nga protesta në aeroportin e Hong Kongut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania