Panorama (Albania)

Takimi në Paris, Leonardo kërcënon Barçën me Realin

-

PSG- ja po negocion me Barcelonën për të ardhmen e Nejmarit. Në takimin e mbajtur në kryeqyteti­n francez, ekipi i Naser Al Khelaifit luajti me armët e tij, mes tyre edhe duke përmendur emrin e Realit të Madridit. Mes bisedimeve të shumta, drejtuesit prezentë në tavolinën e diskutimit përmendën emrat e dy lojtarëve të Zidanit. Ata janë Luka Modriç dhe Vinicius Xhunior. Në rastin e braziliani­t kemi të bëjmë me një kërkesë direkte të Leonardos, drejtorit sportiv të PSG- së. Prej kohësh, ish- lojtari i Milanit e ka në plane Viniciusin. I pëlqen shumë potenciali i tij dhe mënyra se si luan vertikalis­ht. Leonardo mendon se Vinicius është Nejmari i ri, por me përjashtim­in se jashtë fushës së blertë nuk ka probleme. Problemi kryesor është se nga Madridi nuk kanë ndërmend ta sakrifikoj­në Viniciusin. Ata e konsideroj­në të paprekshëm dhe të pashitshëm. Pavarësish­t se faza përgatitor­e nuk shkoi ashtu siç duhej, te Reali nuk kanë dyshim mbi potenciali­n dhe talentin e braziliani­t. Ata nuk janë të gatshëm të futen në asnjë lloj diskutimi. Vinicius është lojtar i Real i Madridit, për të tashmen dhe për të ardhmen. Në krye të këtyre ideve është presidenti Florentino Perez. Ai është i bindur se Vinicius do të bëjë histori në Madrid. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse vendosi të shkarkonte Lopeteguin, pasi ky i fundit nuk e aktivizont­e sa duhej braziliani­n.

Modriç- Në takimin mes Barcelonës dhe PSG- së u lakua edhe një tjetër emër madrilen, i cili u intereson francezëve. Bëhet fjalë për Luka Modriçin. Edhe kroati është një element i pëlqyer nga Leonardo, ndërsa Reali nuk ia mbyll dyert e largimit. Emri që Reali nuk ka ndërmend të negociojë është i një tjetër braziliani: Kasemiro. Zinedin Zidan e konsideron të paprekshëm dhe nuk ka ndërmend që ta lërë të largohet. Ndërkohë që PSG- ja përmend emrin e tij, Reali i Madridit është i vëmendshëm për atë që po ndodh në Paris. Deri më sot nuk e ka kontaktuar kurrë PSG- në për Nejmarin. Skenari mund të ndryshojë në rast se negociatat mes PSG- së dhe Barcelonës nuk avancojnë dhe çmimi i Nejmarit do të pësojë një ulje të madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania