Panorama (Albania)

Liverpuli “skuq” Europën nga ruleta e penalltive

Lampard humb finalen e parë si trajner i Çelsit, Abraham gabon penalltinë e pestë

-

I skadoi kontrata me Uest Hemin dhe pranoi të ishte numri dy i portës së Liverpulit pas Alison.

Mirëpo, fati e deshi që pas dëmtimit të këtij të fundit, Adrian të ishte alternativ­a e Jurgen Klop për finalen e Superkupës së Europës. Luhen 120 minuta dhe pas katër penalltive të realizuara nga "Blutë e Londrës", pret të pestën dhe u jep trofeun të kuqve. Liverpul fiton Superkupën e Europës, sërish në Stamboll, ku e njeh shijen e triumfit në Champions përballë Milanit të 2005- ës.

Çelsi kaloi i pari në avantazh në minutën e 36- të me anë të Olivier Zhiru, por pati edhe një gol të shënuar në pozicion jashtë loje, që mund të kishte dyfishuar shifrat e takimit. Në finalen e luajtur në "Vodafone Park" të Stambollit, të kuqtë ia dolën që të barazojnë shifrat në fillimin e pjesës së dytë me anë të Sadio Mane. Sfida bëhet e vrullshme me ekipet që nuk e pranojnë rezultatin. Secila prej tyre bën tentativat e saj për të arritur avantazhin. Mirëpo, nuk ka më gola teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1- 1. U desh të luhej edhe koha shtesë dhe menjëherë sapo nis, është Mane që shënon për Liverpulin në të 95- ën dhe pas vetëm gjashtë minutash përgjigjet Zhorzhinjo me një 11- metërsh të shndërruar në gol. Kaq mjafton dhe për të zgjidhur fituesin duhet ruleta e penalltive. Skuadrat iu drejtuan 11metërsha­ve, aty ku kampionët e Champions- it u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 5- 4. Firminjo, Fabinjo, Origi, Arnold e Salah u treguan të saktë për të besuarit e Klop, ndërkohë që pasi shënojnë Zhorzhinjo, Barklei, Maunt dhe Emerson, për trajnerin Lampard do të gabonte zgjedhja e pestë: 21- vjeçari Abraham. Penalltinë e këtij të fundit në mes të portës dhe thuajse tokazi e pret portieri që zëvendësoi Alisonin e dëmtuar, Adrian. Liverpul, pas Champions- it ngre në qiell edhe trofeun e Superkupës së Europës, në një finale të drejtuar për herë të parë nga një gjyqtare femër. Vit vërtet i artë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania