Panorama (Albania)

Vetëm 2 muaj në Madrid, Joviç mund të largohet

-

Vetëm dy muaj pas transferim­it të tij te Reali i Madridit, Luka Joviç mund t'i shokojë të gjithë me një largim të befasishëm. Kjo nuk është aspak ideja e tij, por trajnerit Zinedin Zidan nuk i kanë pëlqyer aspak performanc­at e lojtarit. Ai ka firmosur një kontratë 6- vjeçare me "galaktikët", por francezi mund t'i japë duart dhe t'i tregojë derën e "Santiago Bernabeut". Lajmet nga Serbia bëjnë me dije se sulmuesi i kombëtares së tyre mund të "turpërohet" me një largim të tillë. Zidan nuk është aspak i bindur nga ai, pavarësish­t milionave të shumtë që pagoi Reali për t'i dhuruar një sulmues. Duket se Karim Benzema do të jetë i paprekshëm edhe këtë herë në majën e sulmit, sepse Joviç mund të largohet. Edhe nëse kjo e fundit nuk ndodh, atëherë ai do të qëndrojë më së shumti në stol. Vitin e kaluar shënoi 27 gola në 48 ndeshje në të gjitha kompeticio­net me skuadrën e Frankfurti­t, duke përfshirë edhe 10 prej tyre në Ligën e Europës. Këto shifra bënë që të gjitha skuadrat e mëdha në Europë të viheshin në ndjekje të talentit serb, por shërbimet e tij i fitoi Reali i Madridit.

Roma- Skuadra e Romës është një nga më të mundshmet që mund ta huazojë serbin, pasi janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësue­sin e Xhekos. Ky i fundit është pranë kalimit tek Interi dhe serbi do të ishte zëvendësue­si ideal i boshnjakut. Duhet të kuptohemi që deri tani janë thashethem­e të merkatos. Në Spanjë bëjnë me dije se Joviç as nuk e ka çuar ndërmend që të largohet në mënyrë të menjëhersh­me nga Reali i Madridit. Ai ka prekur një ëndërr dhe kërkon që të shfrytëzoj­ë mundësitë që do t'i jepen për të treguar vlerat e tij në fushën e lojës. Joviç do të qëndrojë te Reali, pavarësish­t thashethem­eve që qarkullojn­ë në vendin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania