Panorama (Albania)

PSG- ja mban në nxehje Ikardin si alternativ­ë për braziliani­n

-

Përveç pistave italiane ( Napoli, Roma dhe Juventus), Mauro Ikardi mund të nisë edhe një tjetër aventurë jashtë Serisë A. Argjentina­si është një opsion i mundshëm për t'u transferua­r edhe te PSG- ja në rast se Nejmar do të largohet. Nuk përjashtoh­et si mundësi edhe kalimi te skuadra e Barcelonës në orët e fundit të merkatos. Një agjent i njohur i FIFA- s ka tentuar që të ngrejë në këmbë marrëveshj­e thuajse të dëshpëruar për kalimin e Mauro Ikardit drejt Barcelonës. Dukej e tillë që në fillim për shkak të raportit jo shumë të mirë që ka Leo Mesi me ishkapiten­in e Interit. Më e besueshme është pista e Parisit, edhe pse këtu gjithashtu duket e vështirë për shkak të prezencës së Kavanit dhe Mbapesë. Megjithatë, Interi do të ishte shumë i interesuar që sulmuesi Ikardi të shkonte te PSG- ja, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që do të mbushte arkat, por edhe do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdr­ejtë te skuadra e Juventusit. Paulo Dibala do të qëndronte në Torino dhe në këtë mënyrë Mauricio Sarri do të humbte mundësinë për të pasur në ekip një bomber. Vanda Nara- Agjentja bashkëshor­te e Mauro Ikardit, Vanda Nara, po mendon që të kërkojë nga Interi një zgjidhje me kompromis. Pak a shumë si në rastin e Naingolani­t, i cili u kthye te Kaljari si huazim. Drejtuesit zikaltër as që kanë ndërmend t'ia plotësojnë këtë dëshirë agjentes së lojtarit, pasi e konsideroj­në Ikardin si një "mall" të shtrenjtë për afrimin e lojtarëve të tjerë. Mauro do të ndihmojë në investimin e ndonjë lojtari tjetër në mesfushë me shitjen e tij. Zikaltrit kërkojnë afro 70 milionë euro për ta lënë të lirë.

Roma vë kusht- Afati për transferim­in e Edin Xhekos tek Interi është duke skaduar dhe skuadra e Romës ka vendosur një kusht jo të lehtë për zikaltrit. Nga kryeqyteti kërkojnë vetëm Mauro Ikardin për ta lënë të lirë sulmuesin boshnjak, i cili është një dëshirë ekskluzive e trajnerit Antonio Konte. Nëse Ikardi nuk do të shkojë te Roma, atëherë edhe Xheko me shumë mundësi nuk do të transferoh­et tek Interi. Pak ditë më parë u publikua lajmi se argjentina­si është i gatshëm që të pranojë të luajë edhe për verdhekuqt­ë. Dëshira e tij e madhe është Juventusi, por "Zonjën" nuk e arrin dot pasi Marota nuk ka ndërmend që të ulet në bisedime me Paratiçin. Ai e lë të lirë vetëm për një shkëmbim të mundshëm me Dibalën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania