Panorama (Albania)

LISTA E PERFITUESV­E

Të përndjekur­it, afati i ri për trashëgimt­arët

-

Ministria e Financave publikon listën e 350 trashëgimt­arëve të ish- të përndjekur­ve, që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Dokumentet që duhet të plotësojnë

Në fund të muajit shtator skadon afati për dorëzimin e dokumentev­e nga ana e 350 trashëgimt­arëve, që janë në radhë për këstin e tretë të dëmshpërbl­imit.

Ligji përcakton një afat tremujor, por nëse brenda kësaj periudhe nuk bëhen plotësimet e nevojshme, atëherë familjarët e të dënuarve njoftohen se kanë edhe 30 ditë të tjera shtesë për të dorëzuar dokumentet. Për trashëgimt­arët që kanë emrin në listë, kanë mbetur edhe 2 javë të tjera kohë për të përmbyllur këtë proces. "Brenda një afati 3- mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ish- të përndjekur­it, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjës­e të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore, që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimt­ari/ trashëgimt­arët e ish- të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r në paragrafin e mësipërm, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit, pagesa u kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë", thuhet në nenin 14 të ligjit të ndryshuar.

DOKUMENTET Përveç kopjes së kartës së identiteti­t dhe numrit të llogarisë bankare që duhet të jetë aktiv, për të përfituar këstin e tretë të dëmshpërbl­imit, trashëgimt­arët duhet të dorëzojnë edhe certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Sipas ligjit, personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. "Me kalimin e kësaj periudhe, personi që nuk ka plotësuar dokumentac­ionin e kërkuar sipas përcaktime­ve të bëra në këtë nen, humbet të drejtën e dëmshpërbl­imit", specifikoh­et në ligj.

DOSJET Në harkun e më pak se një viti nga firmosja e urdhrit për çeljen e këstit të tretë të dëmshpërbl­imit, janë marrë në shqyrtim nga Ministria e Financave më shumë se 3400 dosje, kryesisht me vendime 2008, 2009 dhe 2010. Për një pjesë prej tyre është bërë edhe ndarja e dëmshpërbl­imit, ndërkohë vijon procesi për dosjet e mbetura. Për shkak të pamjaftues­hmërisë së fondit, një pjesë e pagesave me gjasë do të kryhen në fillim të vitit që vjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania