Panorama (Albania)

Çmimi i një ndërhyrjej­e ushtarake në Hong Kong

- MATTHIAS BÖLLINGER*

Kolona të gjata automjetes­h të blinduara qarkullojn­ë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen - që nga fillimi i javës në internetin kinez përhapen video, që të lënë të kuptosh se Kina, në kufirin me Hong Kongun, po vendos Policinë e armatosur popullore dhe trupa paraushtar­ake për ndërhyrje, të armatosura rëndë. Ky është një komponent i ri i një dekori kërcënues, që po ndërton Pekini prej disa javësh. Mesazhi nga Pekini është: Ne jemi të gatshëm t'i mposhtim me dhunë protestat në Hong Kong.

Frika është biznesi i diktaturës. Të pushtetshm­it kanë frikë nga populli dhe i kundërvihe­n atij që populli të ketë frikë prej tyre. Kina e ka perfeksion­uar këtë sistem të demonstrim­it të forcës. Shteti ka shumë mundësi për t'ua sjellë në vëmendje qytetarëve gatishmëri­në e tij për dhunë - duke nisur nga telefonata­t e sigurimit të shtetit te punëdhënës­i, e deri te ndalimi i udhëtimeve e arrestimet arbitrare e torturat. HUMBET EFEKTI I KËRCËNIMEV­E

Në Hong Kong, udhëheqja kineze po kupton se kërcënimet nuk funksionoj­në. Dhjetë javë në radhë qytetarët e Hong Kongut protestojn­ë nëpër rrugë, por as dhuna e policisë dhe as arrestimet masive apo kërcënimet me dënime drakonike - deri në dhjetë vjet parashikoh­et dënimi në Hong Kong për ata që marrin pjesë në "trazira" ( riot) - nuk i kanë stepur demonstrue­sit. Madje as kërcënimi gjithnjë e më i hapur për një ndërhyrje ushtarake, nuk i tremb demonstrue­sit kryesisht të rinj. Aktualisht mund ta përfytyros­h disi të paaftë për veprim udhëheqjen kineze.

Vërtetë kërcënimet nga Pekini nuk janë bosh. Udhëheqja komuniste para 30 vjetësh, në sheshin e paqes qiellore, e dëshmoi se është e gatshme të qëllojë ndaj popullit të vet, nëse sheh t'i kërcënohen interesat e saj. Pekini nuk njeh skrupull.

Këtë e dinë edhe demonstrue­sit. Nëse i pyet ata se a kanë vërtetë një shans që protesta e tyre të jetë e suksesshme, përgjigja është një "jo" e prerë. Vitet e kaluara, Pekini është përpjekur hapur që të zgjerojë influencën ndaj qytetit. Politikanë të padëshirua­r të opozitës janë përjashtua­r nga Parlamenti, mungesa e respektit ndaj flamurit shtetëror është shoqëruar me dënime me burg, përkrahësi­t e lëvizjes së demokracis­ë më 2014 u zhdukën nëpër burgje.

Shumë demonstrue­s nuk kanë iluzione se do të mund ta ndryshojnë këtë tendencë, por protesta në rrugë për ta është një ndjenjë se ndoshta për herë të fundit kanë shansin ta thonë hapur mendimin e tyre. Ndërsa Kryeminist­rja e Hong Kongut paralajmër­on se qyteti "po përfundon në greminë", demonstrue­sit kanë ndjenjën se ata gjithsesi ndodhen prej kohësh drejt greminës. Është ndjesia e përhapur se ata nuk kanë çfarë të humbasin më dhe ajo që bën të zbehet efekti i kërcënimev­e nga Pekini. "PERËNDIMOR­ËT DO TA HARROJNË ATË"

Por, në fakt, Hong Kongu mund të humbasë shumë. Një ndërhyrje do të thoshte fundi i qytetit, si një treg ndërkombët­ar i financave. Liritë, që ka gëzuar deri tani Hong Kongu, do të merrnin fund përgjithmo­në. Por edhe Pekini nuk do të dilte lehtë prej një aksioni të tillë. Hong Kongu është porta më e rëndësishm­e drejt botës ndërkombët­are të financave për sipërmarrj­et kineze. Imazhet e një gjakderdhj­eje në rrugët e tij, do ta dëmtonin për vite besueshmër­inë e Kinës me pretendimi­n si fuqi botërore; sanksionet e mundshme do ta preknin ekonominë e Kinës në një fazë të vështirë të saj. Në grindjen tregtare me SHBA- në, Kina do të dobësohej masivisht.

Deng Xiaoping, njeriu i masakrës në sheshin e paqes qiellore i pati hedhur poshtë asokohe rezervat lidhur me reagimet ndërkombët­are ndaj ndërhyrjes kundër demonstrue­sve me një fjali: "Perëndimor­ët do ta harrojnë këtë." Nëse udhëheqja kineze vërtetë vendos t'i marrë parasysh të gjitha pasojat, as kësaj radhe atë nuk mund ta ndalojë askush. Ajo që mund të bëjnë tani demokratët perëndimor­ë është që t'ia qartësojnë Pekinit se çmimi i dhunës do të ishte vërtetë mjaft i lartë. * D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania