Panorama (Albania)

DRAFTI I QEVERISE Ish- ushtarakët, vendim për rritjen e pensioneve

Ministria e Financave përgatit draftin për rritjen e pensioneve suplementa­re të ish- ushtarakëv­e. Masa e përfitimit do bëhet sa 50% e pensionit mujor

-

Si pasojë e diferencav­e të krijuara ndër vite, qeveria pritet të rrisë pensionet suplementa­re për ushtarakët në pension.

Vendimi, i cili ende nuk ka marrë formën përfundimt­are nga Ministria e Financave, ka si qëllim që të zgjidhë kategorinë e pensioneve suplementa­re, të cilat janë llogaritur sipas dispozitav­e ligjore, por janë kufizuar për efekt të 50 % të pensionit të pleqërisë dhe më pas pensioni i pleqërisë ka pësuar rritje apo indeksim dhe pensioni suplementa­r nuk arrin tavanin 50%, siç edhe ligji e përcakton.

RRITJA

Për ta bërë më të qartë, për një ushtarak që ka pasur një pagë 53 000 lekë në muaj dhe 28 vite shërbimi është caktuar një pension rreth 26 000 lekë. Për llogaritje­n e pensionit suplementa­r shërben paga mesatare referuese dhe vitet e shërbimit në Ushtri. Për rastin konkret, pensioni suplementa­r do të ishte rreth 15 000 lekë. Por ligji është kufizues, duke bërë që masa e përfitimit të mos jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë që ushtaraku gëzon në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementa­r. "Pensioni suplementa­r i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension suplementa­r", thuhet specifikis­ht në ligj. Në këto kushte, pensioni suplementa­r i përfituar ka qenë sa gjysma e pensionit bazë, pra 13 000 lekë. Por cila është situata aktuale? Me kalimin e viteve, pensionet bazë janë rritur dhe nuk ruajnë më vlerat fillestare, pra i njëjti person, sot, nga 26 mijë lekë, merr 30 000 lekë apo më tepër, por ndërkohë pensioni suplementa­r ka mbetur po 13 000 lekë. Në këto kushte, vendimi që pritet të kalojë për miratim në qeveri brenda këtij viti, parashikon rritjen e pensionit suplementa­r nga 13 000 lekë në 15 000 lekë në muaj. Thënë ndryshe, të gjithë ata që sot marrin pension suplementa­r më pak se gjysma e pensionit mujor, do të kenë mundësi të përfitojnë nga shtesa. Pra, nëse dikush merr 24 000 lekë pension, do të marrë 12 000 lekë pension suplementa­r. Nëse merr 32 000 lekë, do të marrë 16 000 pension suplementa­r e kështu me radhë. Pra, pensioni suplementa­r do të jetë sa gjysma apo 50 për qind e pensionit bazë. Kjo rillogarit­je do të bëhet për të ngushtuar diferencat e krijuara si pasojë e politikave të rritjes të aplikuara ndër vite, të cilat nuk kanë prekur pensionin suplementa­r, por vetëm pensionin bazë.

DRAFTI

Projektven­dimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ende nuk ka marrë formën përfundimt­are. Efektet e tij pritet të ndihen pas miratimit në qeveri dhe botimit në Fletoren zyrtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania