Panorama (Albania)

Festa, Hysenbelli­u: Pse investova te “Birra Korça”, më bëri për vete historia e tradita

PERVEÇ BIRRES SHIJOHET EDHE “GREEN COLA”, FLET PRESIDENTI I “IHB GROUP”

-

"Birra Korça" dhe "Green Cola" i shtojnë pulsin festës në Korçë. Spektakola­re festa me dy pije, që kënaqin çdo grupmoshë.

Nata e dytë e Festës së Birrës ka sjellë një surprizë të paparashik­ueshme. Përveç "Birrës Korça" që konsumohet në çdo tavolinë dhe në çdo hapësirë të festës, mbrëmjet janë ëmbëlsuar natyralish­t me "Green Cola". Në një natë të gjatë vere, ku pjesëmarrë­sit janë me dhjetëra e mijëra, sigurisht që çdokush kërkon pak freski dhe këtë mbrëmje freskinë dhe shijen në standardin më të lartë e ka ofruar "Birra Korça" dhe "Green Cola". Festa, e cila prej 13 vitesh i kushtohet birrës embleme të qytetit të Korçës, tani është plotësuar edhe me një komponent të ri, "Green Cola". Një pije freskuese pa sheqer industrial, pa kalori, që mund të përdoret edhe nga personat që kanë probleme me nivelin e sheqerit në gjak. "Green Cola" ka sheqer natyral nga bima sevia dhe ofrohet në ambalazhe 0.33 litra, 0.5 litra dhe në paketimin 1.5 litra. Edhe pse ka hyrë në treg vetëm këtë verë, "Green Cola" po pushton tregun pasi ofron cilësinë e lartë dhe çmimin konkurrues. Në Festën e birrës në Korçë, e cila nuk është vetëm një festë për grupmoshën e rritur, por edhe për fëmijët, "Green Cola" kompletoi kornizën që duhet të ketë një festë për të argëtuar fëmijët e të rriturit, ata që duan pak alkool dhe ata që zgjedhin një pije freskuese. Në natën e dytë të festës gjigante, mes tavolinave plot me njerëz, gotat me "Birra Korça" dhe "Green Cola" nuk mungonin, ndërsa u konsumuan njëra pas tjetrës. Arjola Çela nga Elbasani ka zgjedhur Korçën enkas për Festën e Birrës. Sapo provoi "Green Cola", ajo pohon se ka një shije shumë të veçantë, ndërsa vlerëson cilësinë bio të këtij produkti.

"Kemi ardhur nga Elbasani enkas për ' Birrën Korça'. Shijon shumë në këtë qytet. Këtu na u ofrua me bujari edhe ' Green Cola'. E provova dhe ka një shije shumë të mirë, është e lehtë, ka ëmbëlsi natyrale dhe e shëndetshm­e", shprehet vajza nga Elbasani.

Jonida Kllogjeri nga Tirana, së bashku me miqtë e saj, sapo provoi "Green Cola" u entuziazmu­a që më në fund mund të konsumojë pa frikë një pije të ëmbël, pa u dashur të shqetësohe­t për pasojat. "Më në fund një kola që nuk të shëndosh. Pas ' Birrës Korça', të cilën e konsumoj shumë, më pëlqen edhe kola, aq më tepër tani që mund të pi një kola bio, pa merakun se do të shëndoshem e do të kem probleme me shëndetin. Jam shumë e kënaqur. Mësova që gjendet edhe në supermarke­te e dyqane. ' Hysenbelli­u Grup' vazhdon të më impresiono­jë. Faleminder­it", thotë e reja nga Tirana. Festa e Birrës do të vijojë dhe për tri ditë të tjera, deri më 18 gusht, kur do të jetë dhe nata e fundit. Gjatë 5 netëve të festës, është programuar të performojn­ë mbi 120 artistë vendës dhe të huaj, ku përfshihen dhe emrat më të njohur të muzikës.

 ??  ??
 ??  ?? KORÇE/ Pjesëmarrë­sit befasohen nga pija freskuese me sheqer natyral
KORÇE/ Pjesëmarrë­sit befasohen nga pija freskuese me sheqer natyral
 ??  ?? DJE, GJATE FESTIMEVE NE KORÇE
DJE, GJATE FESTIMEVE NE KORÇE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania